Njoftim për shtyp datë 08 Janar 2021
Sot, në datën 08.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Pasi mori në shyrtim në seancë dëgjimore publike kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…},. shqyrtoi kërkesën paraprake të subjektit nën procedim për dhënie kohe shtesë për njohjen me dokumentacionin e plotë objekt procedimi, me qëllim ushtrimin e të drejtës efektive të mbrojtjes, në zbatim të parimeve themelore të ligjshmërisë dhe të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 29.01.2021, ora 11.00.
Gjithashtu, pas kryerjes së verifikimit të plotë të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z.Sokol Ibi dhe vijimin e procedurave të tjera të ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit.