Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 29 Dhjetor 2020

Sot në datën 29.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë nga radhët e gjyqtarëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Sokol Ibi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative.

Po ashtu, në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve znj. Alma Kolgjoka, znj. Esmeralda Xhili, znj. Emona Muçi, dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionet e lira të shpallura në fushën e të drejtës civile dhe penale.

Në kuadër të mirëadministrimit dhe menaxhimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi detajimin e fondeve buxhetore, në sistemin gjyqësor, për vitin 2021, si dhe miratimin e nxjerrjes nga përdorimi dhe transferimin kapital të disa aseteve.

 

Back to top