Njoftim për shtyp, datë 27 Tetor 2020
Sot në datën 27.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përfundim të studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe pas kalimit me sukses të kontrollit rigoroz të pasurisë, figurës dhe integritetit personal, Këshilli vendosi të caktojë në pozicion, në disa gjykata të vendit, një grup prej nëntëmbëdhjetë magjistratësh.
Vendimmarrja e sotme për caktimin në pozicion të këtij grupi magjistratësh është në fakt një ngjarje shumë e rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe publikun, pasi gjykatave të vendit i shtohen profesionistë të rinj dhe me integritet, me vullnet dhe kurajo për të dhënë drejtësinë e kërkuar, duke bërë të mundur funksionimin normal të këtyre gjykatave, evadimin e çështjeve gjyqësore dhe shërbimin në kohë dhe me cilësi ndaj publikut.
Konkretisht magjistratët e caktuar në pozicion janë si mëposhtë vijon:
1. Znj.Anjeza Buzo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
2. Znj.Alda Sadiku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
3. Znj.Thomaidha Roça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;
4. Znj.Jeta Qinami, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
5. Znj. Sonila Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
6. Z. Fatmir Ndreu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
7. Znj. Arjeta Lika, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;
8. Z. Alban Veçani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
9. Znj. Entela Gjoni, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;
10. Znj. Suela Lika, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;
11. Z. Gjergji Baçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet;
12. Znj. Marjola Beluli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet;
13. Z. Aulon Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë;
14. Znj. Arnisa Këlliçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë;
15. Z. Adrian Shega, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë;
16. Z. Gentian Jahjolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
17. Znj. Maela Alicanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
18. Z. Enkel Peza, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
19. Znj. Miranda Nakaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;
Në vijim Këshilli vendosi përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit si ndihmës magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, të z.Florjan Kalaja, komandimin e tij në skemën e delegimit të gjyqtarit dhe caktimin si gjyqtar i skemës së delegimit, në Gjykatën e Apelit Durrës.
Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit si ndihmës magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, të z.Engert Pëllumbi, komandimin e tij në skemën e delegimit të gjyqtarit dhe caktimin si gjyqtar i skemës së delegimit, në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Në përfundim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit {…}, Këshilli vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shkarkimin nga detyra të magjistratit {…}.