Njoftim për shtyp 18 Shtator 2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune Ministren e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj.
Sot më datë 18.09.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga zëvendëskryetari Z. Maksim Qoku, priti në një takim pune Ministren e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, dhe zëvendësministrin Z. Klajd Karameta.
Bashkëbiseduesit e përqendruan diskutimin e tyre në arritjet dhe sfidat e sistemit gjyqësor, dhe të KLGJ-së, veçanërisht në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi dhe kjo dhe në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.
Çështje si rifunksionalizimi i plotë i Gjykatës së Lartë, hartimi i një projekti të përbashkët të hartës së re gjyqësore, rritja e efiçencës dhe aksesit të qytetarëve në proceset gjyqësore etj., ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve konstruktive të këtij takimi.
Në mbyllje të këtij takimi palët u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin përmes një komunikimi të hapur dhe të vazhdueshëm me qëllim zbatimin e suksesshëm të reformës drejtësi.