Njoftim për shtyp 30 Korrik 2020
Sot me datë 30.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët u njohën me raportin mbi informacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën Janar – Qershor 2020.
Më tej mbledhja vijoi me miratimin e transferimit kapital pa pagesë të disa aseteve, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, te Zyra e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë.
Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes nga ky status për dy gjyqtarë e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Në përfundim, Këshilli duke mbajtur në konsideratë edhe vullnetin e gjyqtarit z. Ardian Dvorani, vendosi caktimin e tij në pozicion të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit.