Njoftim për shtyp 20 Korrik 2020
Sot më datë 20.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën vendosi fillimin e proçedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për kandidatët për formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, për në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020 – 2021. Gjithashtu u miratua dhe caktimi i relatorëve për secilin prej 40 kandidatëve për magjistat, profili gjyqtar.
Pas kësaj vendimmarrje, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë që ka ky proçes, Këshilli ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përshpejtimin e proçedurave të verifikimit të kandidatëve. Afati i dorëzimit nga kandidatët të formularit “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” është deri më datë 04.08.2020.