Njoftim për shtyp 07 Korrik 2020
Sot me datë 07.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, si dhe caktimin e relatorit përkatës për secilin kandidat, për pozicionet e lira të shpallura me datë 28.05.2020.
Me këtë vendimmarrje, shënohet një tjetër hap i rëndësishëm për plotësimin e vendeve vakante në gjykatat e apelit, me qëllim shqyrtimin në kohë të çështjeve gjyqësore.
Në përfundim, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të gjyqtarit për R.P., gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të dorëheqjes.