Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 18 Qershor 2020

Sot me datë 18.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi  disa çështje të rëndësishme.

Në funksion të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli miratoi vendimet për plotësimin e katër kritereve për ngritjen në detyrë në këto gjykata nga kandidatët z. Erjon Çela, znj. Miliana Muça, znj. Daniela Shirka dhe znj. Iliriana Olldashi si dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit të tyre.

Gjithashtu në vijim të rendit të ditës, në kuadër të ecurisë për ringritjen dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Lartë, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në këtë gjykatë për kandidatët magjistratë përkatësisht z. Klodian Kurushi, z. Sokol Ibi, znj. Albana Boksi, znj. Alma Hicka, znj. Klodiana Veizi, znj. Manjola Xhaxho, z. Gent Medja dhe z. Sokol Ngresi.

Në përfundim, Këshilli pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave të vendit vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

 

Back to top