Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 6 Maj 2020

Sot me datë 06.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi  disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimin nr.82, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës administrative) dhe me Vendimin nr.85, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës civile), të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.

Më konkretisht:

 

  1. Për kandidaten znj. Albana Boksi –  relator z. Alban Toro
  2. Për kandidaten znj. Alma Hicka –  relator z. Alban Toro
  3. Për kandidatin z. Gentian Medja –  relator z. Ilir Toska
  4. Për kandidatin z. Dhimitër Lara –  relator znj. Marçela Shehu
  5. Për kandidatin z. Klodian Kurushi –  relator znj. Marçela Shehu
  6. Për kandidaten znj. Klodiana Veizi –  relator z. Alban Toro
  7. Për kandidaten znj. Margarita Buhali –  relator znj. Marçela Shehu
  8. Për kandidaten znj. Manjola Xhaxho –  relator z. Ilir Toska
  9. Për kandidaten znj. Saida Dollani –  relator z. Alban Toro
  10. Për kandidatin z. Sokol Ngresi – relator z. Ilir Toska
  11. Për kandidatin z. Sokol Ibi – relator znj. Marçela Shehu

Mbledhja vijoi me fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.88, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.

Më konkretisht:

 

  1. Për kandidaten znj. Daniela Shirka –  relator z. Alban Toro
  2. Për kandidaten znj. Ilirjana Olldashi –  relator znj. Marçela Shehu
  3. Për kandidaten znj. Miliana Muça –  relator z. Ilir Toska

 

Si pikë e fundit e rendit të ditës, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi z. Ilir Toska, për kandidatin z. Erjon Çela.

 

 

 

 

Back to top