Njoftim për zgjatjen e afateve të kandidimit në disa proçedura Administrative të shpallura nga KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e tij të datës 22.04.2020, me propozim të Komisionit të Përkohshëm të ngritur me vendimin e Këshillit nr. 135, datë 16.04.2020, me qëllim hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash organizative dhe administrative, në situatëne epidemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, me vendimin e tij nr. 142, datë 22.04.2020 “Për rifillimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor në kushtet e lehtësimit të masave të marra për kufizimin e përhapjes së covid-19” vendosi ndër të tjera edhe Rifillimin e procedurave administrative të pezulluara:
a) për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë;
b) për ngritjen në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar;
c) për komandimin në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
ç) për komandimin në Shkollën e Magjistraturës;
d) për komandimin në Ministrinë e Drejtësisë.
Në funksion të rifillimit të procedurave administrative të mësipërme, Këshillit caktoi edhe zgjatjen e afateve të kandidimit:
a) me një javë, në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.82 dhe nr. 85, datë 26.02.2020 (vendimet me afat 2 javor);
b) me një muaj, në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.83 dhe nr.86, datë 26.02.2020 (vendimet me afat 2 mujor);
c) me një javë, në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.88 dhe nr.93, datë 26.02.2020 (vendimet me afat 2 javor);
ç) me dy javë, në procedurat e ngritjes ne detyre në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, per pozicionet e shpallura me vendimet nr.89 dhe nr.94 date 26.02.2020 (vendimet me afat 4 javor)
d) me tre javë, në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e shpallura me vendimet nr. 90 dhe nr.95 date 26.02.2020 (vendimet me afat 6 javor)
dh) me katër javë, në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.91 dhe nr.96, datë 26.02.2020 (vendimet me afat 8 javor);
e) me pesë javë, në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.92 dhe nr.97, datë 26.02.2020 (vendimet me afat 10 javor);
f) me një javë, në procedurat e komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për pozicionet e shpallura me vendimin nr.98, datë 26.02.2020;
g) me një javë, në procedurën e komandimit në Shkollën e Magjistraturës, për pozicionin e shpallur me vendimin nr.99, datë 26.02.2020;
gj) me një javë, në procedurat e komandimit në Ministrinë e Drejtësisë, për pozicionet e shpallura me vendimin nr.100, datë 26.02.2020.
Gjithashtu KLGJ vendosi edhe rifillimin e procedurës administrative të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2019-2020.
Sa më sipër, për më tepër informacion mbi vendimet e cituara në këtë vendimmarrje të Këshillit si dhe shpalljet në lidhje me to (të publikuara më parë), drejtohuni në faqen zyrtare te internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në rubrikat “vendime” dhe “njoftime”.
Publikuar më datë 22.04.2020