Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 12 Mars 2020, për pezullim veprimtarie

Këshilli i Lartë Gjyqësor, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë së tij që përfshin:

 

  1. pezullimin e organizimit dhe zhvillimit të mbledhjeve plenare të Këshillit/komisioneve;
  2. pezullimin e të gjitha afateve të parashikuara në shpalljet publike të bëra nga KLGJ, nëpërmjet të cilave është bërë hapja e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar; për komandim gjyqtari në Shkollën e Magjistraturës; për komandim gjyqtari në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; për komandim gjyqtaresh në Ministrinë e Drejtësisë;
  3. pezullimin e afateve në procedurat e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2019-2020;

Afati i këtij pezullimi do të jetë, deri në një moment të dytë, kur autoritetet përgjegjëse të bëjnë rivlerësimin e kësaj situate të krijuar nga Covid-19.

 

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe të pezullimit të veprimtarisë e gjithë struktura e KLGJ-së do të vijojnë të ushtrojë punën nga shtëpia si dhe duke mbajtur dhe vijuar komunikime nëpërmjet postës elektronike me të tretët.

 

 

Back to top