Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 10 Mars 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në kushtet kur është deklaruar edhe mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore në mbarë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, me vendimin Nr.127, datë 10.03.2020, ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë.

 

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.

 

Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave.

 

Kohëzgjatja e këtyre masave do të jetë për një periudhë 2 (dy) javore, deri në datën 24.03.2020 (përfshirë edhe këtë datë).

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm, nëpërmjet njoftimeve në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al

 

 

Back to top