Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 27 Shkurt 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor, sot më datë 27.02.2020, zhvilloi seancën dëgjimore me 3  kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, të cilët kandidojnë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, civile dhe penale.

Vendimi i sotëm mundësoi që bazuar në një procedurë dhe kritere të qarta e transparente, të arrihej një vlerësim objektiv për përzgjedhjen e kandidatëve profesionistë, me integritet dhe të denjë për sistemin e drejtësisë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me këtë vendimmarrje ka kryer një hap progresi dhe të rëndësishëm për plotësimin e vendeve vakante në​ Gjykatën e Lartë.

Në përfundim të seancës dëgjimore, Këshilli miratoi vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, duke i propozuar Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur si më poshtë:

  1. Z. Sokol Sadushaj propozohet të emërohet në pozicionin në fushën e të drejtës administrative, me 87 pikë;
  2. Z. Ervin Pupe propozohet të emërohet në pozicionin në fushën e të drejtës civile me 84 pikë;
  3. Z. Ilir Panda propozohet të emërohet në pozicionin në fushën e të drejtës penale, me 86 pikë.

 

Pas këtyre propozimeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur.

 

 

Back to top