Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 24 Shkurt 2020

 

Sot më datë 24.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi përfundimin e proçedurës së përzgjedhjes së kandidatit z.Ervin Pupe për emërim në Gjykatën e Lartë. Këshilli pasi shqyrtoi kërkesën e z.Ervin Pupe, dëgjoi relatorin e caktuar për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi përfundimin e proçedurës së përzgjedhjes për këtë kandidat, për pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës administrative. Ndërkohë, z.Ervin Pupe vijon të jetë kandidat për proçedurat e përzgjedhjes për kandidimin për emërim në Gjykatën e Lartë për pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës civile.

Në vijim Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e disa gjyqtarëve për gjykimin e disa çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën e Apelit, Korçë.

 

Back to top