Njoftim për shtyp 9 Janar 2020
Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.
Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:
1. Znj. Erlanda Agaj;
2. Z. Marko Boshku;
3. Znj. Elisabeta Gjoni;
4. Z. Klejda Çapja;
5. Z. Artur Prenga;
6. Z. Mirjan Mustafaj;
7. Znj. Kostandina Kuro;
8. Znj. Iva Zemani;
9. Znj. Enisa Shahini;
10. Znj. Ema Shaholli;
11. Z. Shkëlzen Liçaj;
12. Z. Xhevdet Lika;
13. Z. Ligoraq Toshi;
14. Z. Hazbi Balliu;
15. Z. Florin Demollari.
Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…}dhe {…}.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.