Njoftim per shpallje 05.07.2019
THIRRJE PËR APLIKIM PËR TRANSFERIM TË PËRKOHSHËM NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN
Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 46 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 23, datë 07.02.2019 të KLGJ-së “Mbi miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr.93, date 17.06.2019, shpall një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Kurbin, për transferim të përkohshëm deri në një vit dhe fton të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm që plotësojnë kriteret për transferim të përkohshëm, për të dhënë pëlqimin për transferim të përkohshëm. Afati për dhënien e pëlqimit për transferim të përkohshëm është 2 (dy) javë, duke filluar nga dita e publikimit të thirrjes në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjyqtarët që japin pëlqimin për transferim të përkohshëm, të plotësojnë formularin/model përkatës për dhënien e pëlqimit, parashikuar në rregulloren për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm.
Lutem sa më sipër, konsultohuni me vendimin e sipërcituar, i cili është publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.