Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, të cilin e njohu me punën voluminoze të Këshillit.
Në përfundim të takimit, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ambasadori i BE,
SH.T.Z. Luigi Soreca, u shpreh se: “Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”.