Sot, në datën 27.12. 2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për ndryshimin (pakësime dhe shtesa) e buxhetit në sistemin gjyqësor, për vitin buxhetor 2024.
Në kuadër të mirëadministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli miratoi vendimin për detajimin e buxhetit vjetor, viti 2025 dhe të buxhetit për vitin 2026 dhe vitin 2027, për sistemin gjyqësor.
Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme.