Sot, në datën 15.01.2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedimit disiplinor nr. 1/2021 të filluar ndaj ish-magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit {…} (pas ristrukturimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), pa një vendim përfundimtar.
Gjithashtu, miratoi vendimin për përfundimin e procedimit disiplinor nr. 7/2021 të filluar ndaj ish- magjistratëve z. {…} dhe z. {…}, me funksion gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit {…} (pas ristrukturimit Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), pa një vendim përfundimtar.
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim vendosi shtyrjen e seancës për në datën 29.01.2025, ora 10:00.
Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin për në programin e formimin fillestar, në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2024-2025, profili ndihmës ligjor, z. {…}.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Roland Agolli, z. Ervin Xhihani, znj. Orela Troplini, dhe caktimin e tyre në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të z. Jurgen Selimi në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Më tej, Këshilli vendosi për dhënien e lejes së papaguar gjyqtares znj. {…}.
Këshilli vendosi shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.
Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmëmagjistratit në Gjykatën e Lartë, për 3 pozicione.
Këshilli miratoi vendimin për mbarimin e statusit të magjistratit z. {…}, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjes të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 05.12.2024, 13.12.2024.
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit {…}, z. {…}”/ “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e mardhënies së punës së kancelarit në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit {…}, z. {…}”.