Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 05 Dhjetor 2024

Sot, më datë 05.12.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të rradhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

U vendos caktimi i një gjyqtari në pozicionin e Këshilltarit për Etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në vijim, Këshilli vendosi për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin ‘Inspektor’ në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli miratoi vendimin përkatës për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 81 datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 463, datë 11.10.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për “Pezullimin e procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistrates, znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së {…}” dhe vijimin e shqyrtimit të tij duke caktuar seancën dëgjimore më datë 19.12.2024, ora 10:00.

Po ashtu Këshilli miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 494, datë 25.10.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për “Pezullimin e procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratëve, z. {…} dhe z. {…} me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së {…}” dhe vijimin e shqyrtimit të tyre duke caktuar seancën dëgjimore më datë 19.12.2024, ora 10:30.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…} me qëllim gradimin për periudhën e vlerësimit 2017-2019”, si dhe vlerësimin etik dhe professional të gjyqtares znj. {…} për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për shkak të mungesës së relatores.

Këshilli po ashtu shqyrtoi dhe vendosi mbi kualifikimin e znj. {…} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 83, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor si edhe për shkak të rëndësisë, vendosi të përfshijë në rendin e mbledhjes për shqyrtim edhe kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kandidatët z. {…}, znj. {…}, për të njëjtin pozicion.

Në vijim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244 dhe nr. 245, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, Këshilli  vendosi kualifikimin e kandidates znj. Valbona Hoxha, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profil gjyqtar, për vitin akademik 2024-2025.

Back to top