Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 23 Shkurt 2023

Sot, më datë 23.02.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit për vitin 2022”.

Gjithashtu, Këshilli vendosi miratimin e “Raportit mbi veprimtarinë e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për vitin 2022”.

Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi “Raportin 3-vjeçar periodik për sistemin e vlerësimit dhe raportin vjetor për veprimtari të tjera të Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimatrisë Profesionale për vitin 2022”.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi miratimin e “Raportit mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor për vitin 2022”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për “Raportin vjetor mbi veprimtarinë e Këshilltarit për Etikën për vitin 2022”.

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit të znj. Rezarta Aliu.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top