Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, është si më poshtë:
– Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në përgjithësi si dhe organizon dhe koordinon punën që të sigurojë në kohë shërbime cilësore, në funksion të realizimit të objektivave të KLGJ-së.
– Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Drejtorisë ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
– Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me organizimin e gjykatave dhe standardet dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për KLGJ;
– Ndjek menaxhimin e sistemeve që operojnë në gjyqësor si: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) dhe ARKIT, sistemi i regjistrimit audio RDA të seancave gjyqësore, sistemin audio për regjistrimin e mbledhjeve të gjyqtarëve, sistemi financiar buxhetor Alpha Web, Sistemin ProMagjistrat për menaxhimin e magjistarëve.
– Në përputhje me politikat e përgjithshme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit, si drejtues i drejtorisë, në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë është përgjegjës që njësitë e varësisë të ndjekin:
– zhvillimin ose pjesëmarrjen në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në gjykata;
– menaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata;
– përcaktimin e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë;
– përcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;
– mirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve;
– ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve;
– përmirësimin periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale;
– sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
– garantimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, të cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatja e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatjen mesatare etj.;
– përcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.
– Ndjek strukturën vartëse të sistemit të teknologjisë së informacionit në lidhje me zbatimin:
– masat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj;
– sigurimin e aksesit të plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologjisë së informacionit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zyrat e prokurorisë;
– garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal;
– për organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.
– Nënshkruan korrespondencën që lidhet më anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të drejtorisë dhe mban lidhje dhe siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtoritë e tjera në Institucion;
– Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me drejtorinë dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre;
– Organizon dhe ndjek punën e drejtorisë që ai drejton;
– Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e drejtorisë;
– Udhëheq punonjësit e drejtorisë duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
– Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e drejtorisë për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë;
– Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera, kur kërkohet kontribut dhe mendim;
– Jep kontribut në hartimin e raportimeve dhe planit të veprimit për përmirësimin e funksionimit të sistemit të administrimit dhe standarteve në gjykata;
– Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
– Raporton për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të drejtorisë, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
– Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b (me dokument nga institucioni);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat të paktën 3 (tre) vite në sistemin e drejtësisë;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 07.03.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
– Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 09.03.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 17.03.2023, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012 “Për mbledhjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË.
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 24.03.2023).

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si më poshtë:

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni), ose të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Kompjuterike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat të paktën 3 (tre) vite në sistemin e drejtësisë;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 15.03.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to), që kanë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në profesion, nga të cilat të paktën 3 (tre) vite në sistemin e drejtësisë dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 24.03.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 24.03.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”;
– Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012 “Për mbledhjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 24.03.2023.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 24.03.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

Tiranë, më datë 24.02.2023

 

 Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele, në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Tiranë, më datë 09.03.2023

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

1. Henri Hatillari,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 05.04.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 05.04.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Tiranë, më datë 24.03.2023

Back to top