Pjesëmarrje e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor në Asamblenë e Përgjithshme të Rrjetit të Këshillave Gjyqësor Evropian
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Rrjetit të Këshillave Gjyqësor Evropian (ENCJ), zhvilluar në datat 1-3 qershor 2022, në Athinë, Greqi.
Kjo asamble iu dedikua temës së “Solidaritetit Gjyqësor në kohë krizash” përfshi dhe situatën e luftës në Ukrainë dhe atë të gjyqësorit në Poloni, duke mbledhur në diskutime përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësor të të gjithë vendeve të BE-së, vendeve që gëzojnë statusin e vëzhguesit, si dhe të ftuar të tjerë nga organizatat partnere të rrjetit.
Çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishin ato të pavarësisë dhe cilësisë së sistemeve gjyqësore, drejtësisë digjitale etj. si dhe solidariteti i nevojshëm për të tejkaluar sfidat në sistemet gjyqësore në kohë krizash.