Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Pjesëmarrja e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor në tryezën ndërkombëtare me temë “Formësimi i Këshillave Gjyqësor për të përballuar sfidat bashkëkohore”

Në datat 21-22 mars 2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami mori pjesë në tryezën ndërkombëtare të diskutimit me temë “Formësimi i Këshillave Gjyqësor për të përballuar sfidat bashkëkohore”, të zhvilluar në Romë, Itali.

Ky aktivitet u organizua nga Komisioni i Venecias në bashkëpunim me Universitetin La Sapienza, Romë dhe Universitetin e Barcelonës.

Gjatë diskutimeve znj. Llagami ndau me pjesëmarrësit përvojën e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Shqipëri gjatë 3 viteve të fundit, sfidat dhe arritjet e këtij institucioni duke e cilësuar rrugëtimin e Këshillit të vështirë por të sigurt. Një vëmendje të veçantë në fjalën e saj, Znj. Llagami, i kushtoi formulës së kompozimit të këtij institucioni, si premisë për të garantuar pavarësi, paanshmëri dhe profesionalizëm në sistemin gjyqësor.

Ky aktivitet u zhvillua në një format hibrid me pjesëmarrjen e anëtarëve nga Komisioni i Venecias, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropian, si dhe anëtarë nga Këshilla të ndryshëm Gjyqësor të vendeve perëndimore, si Spanja, Danimarka, Gjeorgjia, etj.

Për më shumë informacion ndiqni linkun:

https://www.venice.coe.int/WebForms/pages/?p=Rome_conference_2022&lang=EN

Back to top