Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 26 Janar 2022

Sot, në datën 26.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën 2017 – 2019, të gjyqtares znj. Lutfije Celami.

Në vijim, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me Vendimin nr. 187, datë 28.05.2020, për kandidatin z. Sokol Ibi, si dhe kualifikimin e kandidates znj. Arbena Ahmetaj dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë për pozicionin e lirë, të shpallur me Vendimin e Këshillit nr. 84, datë 26.02.2020.

Këshilli vendosi krijimin dhe vënien në funksion të regjistrit elektronik të organizatave jofitimprurëse.

Lidhur me caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr.1/2022, ndaj magjistratit, {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi zhvillimin e saj në datën 15.02.2022, ora 11:00.

 

Back to top