Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ceremonia e  ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në përfundim të ciklit të trajnimeve pilot për nëpunësit civil gjyqësor.

Në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në datën 12 Nëntor 2021, u zhvillua ceremonia e  ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në përfundim të ciklit të trajnimeve pilot për nëpunësit civil gjyqësor.
Trajnimet pilot u zhvilluan gjatë periudhës midis 28 Shtator dhe 12 Nëntor 2021 dhe përfshijnë modulet si vijon: hyrje në administrim gjyqësor, etika, burimet njerëzore, ecuria e rrjedhës së çështjes, financë dhe buxhet, marrëdhënie me publikun dhe shkrim dhe arsyetim ligjor.
Kurrikulat u hartuan nga KLGJ me asistencën e projektit EURALIUS dhe EWMI-INL, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të administratës gjyqësore. Në total 64 nëpunës civil gjyqësor, të profileve të ndryshme, morën pjesë aktivisht në këto trajnime.

Back to top