Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 20 Maj 2021

Sot, në datën 20.05.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarin z.Dhimitër Lara, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Në kuadër të procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve znj.Marsela Pepi dhe znj.Marsela Dervishi si dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionet respektive në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe atë të Apelit Durrës. Gjithashtu Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidati z.Genti Dokollari të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më tej, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të tre gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave të gjyqtareve znj.Jeta Qinami dhe znj.Ejona Lazellari, Këshilli vendosi dhënien e lejes së papaguar për një afat të caktuar.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave,  Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.​

Back to top