Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, SH.T.Z. Christian Steiner

Sot më datë 16.03.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, SH.T.Z. Christian Steiner.
Znj. Llagami e njohu ambasadorin austriak me zhvillimet dhe sfidat aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, veçanërisht me hapat e ndërmarra në lidhje me plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës së Lartë. Znj. Llagami u shpreh se vendimmarrja e KLGJ-së, për t’i propozuar Presidentit të Republikës, për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor, është një hap madhor për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate.
Bashkëbiseduesit e vendosën theksin e diskutimeve tek rëndësia që ka mbarëvajtja e sistemit gjyqësor në tërësi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, si prioritet kombëtar në procesin e integrimit evropian.
Në mbyllje të këtij takimi, palët u dakordësuan mbi mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë.
Back to top