Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 16 Dhjetor 2020

Sot në datën 16.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të procedurave për plotësimin e vendeve të lira në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e Apelit, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit të përshpejtuar etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për nëntë gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi caktimin me short të relatorit për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.3/2020, në ngarkim të magjistrates {…},
me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta me qëllim shqyrtimin me efiçencë të çështjeve gjyqësore dhe shërbimin në kohë ndaj publikut.

Back to top