Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 05 Nëntor 2020

Sot në datën 05.11.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…} me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për datën 12 Nëntor 2020, për shkak të mosparaqitjes në seancë për arsye shëndetësore të magjistratit.

Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në disa gjykata, Këshilli vendosi përfundimin e procedurave për shkak të tërheqjes për një ose disa pozicione të lira për kandidatët z. Engert Pëllumbi, z. Erjon Bani, znj.Irida Kacerja dhe znj. Migena Laska si dhe fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm, për pozicionet e lira të shpallura me datë 07.10.2020.

Gjithashtu në këtë kuadër, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit Korçë, dy pozicione të lira në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Në vijim, me qëllim lehtësimin e punës për evadimin e shpejtë të çështjeve gjyqësore, Këshilli vendosi krijimin e bazës së të dhënave në Gjykatën e Lartë si dhe dhënien e aksesit në sistemet e menaxhimit të çështjeve gjyqësore të gjykatave.

Në përfundim, Këshilli vendosi komandimin në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Pina si dhe caktimin e tij për të gjykuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

Back to top