Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 4 Qershor 2020

Sot me datë 04.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi  disa çështje të rëndësishme.

Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore për kandidatët që kanë aplikuar për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy pozicione të lira të shpallura me vendimet nr.90 dhe 91, datë 26.02.2020.

Në vijim, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë për kandidatin Gentian Medja, për shkak të heqjes dorë nga aplikimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.85, datë 26.02.2020.

Në përfundim, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe  dy pozicione të lira në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Back to top