Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 9 Janar 2020

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019. 

Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:

1.     Znj. Erlanda Agaj;

2.     Z. Marko Boshku;

3.     Znj. Elisabeta Gjoni;

4.     Z. Klejda Çapja;

5.     Z. Artur Prenga;

6.     Z. Mirjan Mustafaj;

7.     Znj. Kostandina Kuro;

8.     Znj. Iva Zemani;

9.     Znj. Enisa Shahini;

10.   Znj. Ema Shaholli;

11.   Z. Shkëlzen Liçaj;

12.   Z. Xhevdet Lika;

13.   Z. Ligoraq Toshi;

14.   Z. Hazbi Balliu;

15.   Z. Florin Demollari.

Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…}dhe {…}.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.

Back to top