Njoftim për shtyp 2 Tetor 2019
Sot më datë 02.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën miratoi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, të 20 kandidatëve si më poshtë:
1. Z. Albert Keraj
2. Z. Ledio Sali
3. Znj. Dorina Stroka
4. Z. Klarent Demiri
5. Znj. Suada Kurti
6. Z. Orgent Nazaj
7. Z. Edison Tatoshaj
8. Z. Sokol Mara
9. Z. Albana Misja
10. Znj. Megi Strakosha
11. Z. Rudi Laze
12. Z. Nertil Dushku
13. Z. Elton Frashëri
14. Znj. Ina Bajramaj
15. Z. Dejvi Çelçima
16. Znj. Ermelinda Fejzo
17. Znj. Eva Hysko
18. Znj. Emirjana Dimo
19. Znj. Gentiana Shukullari
20. Znj. Lirëza Sinollari
Gjithashtu, Këshilli miratoi procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019. Duke iu referuar emrave të kandidatëve u konstatua se vetëm një kandidat kishte aplikuar rishtaz. Në këto rrethana, Këshilli vendosi caktimin e relatorit vetëm për këtë kandidat. Kjo vendimmarrje i hap rrugën procesit të verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit për kandidatët nga jashtë sistemit gjyqësor, që kanë aplikuar për të qenë anëtarë në Gjykatën e Lartë, bazuar në vendimin nr.172, datë 11.09.2019.