Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 25.09.2019, Kryetarja dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor morën pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të bashkëpunimit te KLGJ-së me Komisionin e Këshillit të Evropës për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ).

Sot, më datë 25.09.2019, Kryetarja dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor morën pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të bashkëpunimit te KLGJ-së me Komisionin e Këshillit të Evropës për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ). Në takimin moderuar nga znj. Naureda Llagami dhe Presidenti i CEPEJ, z. Ramin Gurbanov, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit, si një garanci për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri.

Në fjalën e saj, znj. Llagami u shpreh se Gjykata është në shërbim të qytetarëve, të cilët meritojnë shërbime cilësore nga gjyqtarë profesionistë, me integritet të cilët drejtësinë e kanë vokacion dhe thirrje të brendshme!

Ajo gjithashtu theksoi se vlerësimi objektiv me kritere të qarta, si dhe monitorimi periodik i punës së gjyqtarëve, do garantojnë një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas. Një sistem që vendos qytetarin në qendër dhe që i vendos prioritetet sipas këtyre nevojave dhe pritshmërive.

Presidenti Z. Gurbanov dhe ekspertet e CEPEJ, shpjeguan vlerën e shtuar të kësaj organizate për të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Ata prezantuan veprimtarinë e CEPEJ duke përfshirë metodat dhe mjetet që Komisioni përdor për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë te sistemeve gjyqësore. Tema tepër të rëndësishme diskutimi ishin: vlerësimi i sistemeve gjyqësore, rëndësia e përdorimit të statistikave të qëndrueshme dhe të besueshme për të analizuar këto sisteme dhe për të krijuar politika të shëndosha gjyqësore, drejtësia dixhitale etj.

Back to top