Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 8 korrik 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët për prezantimin dhe konsultimin me Ministren e Drejtesise Znj. Etilda Gjonaj, dhe përfaqësues të kësaj ministrie, i draft-planit strategjik dhe atij të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot, më datë 8 korrik 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët për prezantimin dhe konsultimin me Ministren e Drejtesise Znj. Etilda Gjonaj, dhe përfaqësues të kësaj ministrie, i draft-planit strategjik dhe atij të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky aktivitet i rëndësishëm u mbështet nga Projekti “Drejtësi për të Gjithë” (JFA) i USAID.

Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami së bashku me drejtuesen e projektit të USAID, znj. Anne M. Trice përshëndetën këtë tryeze pune duke falënderuar Ministren e Drejtësisë dhe stafin e saj për përgjigjen pozitive ndaj ftesës për konsultim. Më tej kryetarja e KLGJ-së prezantoi metodologjinë e përdorur dhe hapat e ndërmarra për hartimin e këtij dokumenti strategjik i cili është i pari i këtij lloji për organet e qeverisjes së drejtësisë por që ka qenë ngushtë i koordinuar dhe i përputhur me Strategjinë Sektoriale të Sistemit të Drejtësisë dhe atë për zhvillim e integrim të miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare. Ky plan do të orientojë punën e institucionit në dy vitet e ardhshme.

Gjatë takimit anëtarë të Këshillit prezantuan komponentë të ndryshëm të planit strategjik.

Ministria e Drejtesise duke përgëzuar KLGj për punën e kryer në hartimin e planit strategjik si një plan që rrit parashikueshmërinë e Vendimarrjes së KLGj ndaj publikut parashtroi dhe disa sugjerime dhe komente mbi dokumentet e sipërpërmendura me qëllim bashkërendimin e masave dhe zbatimin efikas të reformës në drejtësi, si një pasaportë që i hap rrugë çeljes së negociatave me BE.

Back to top