Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 3 qershor 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët për prezantimin dhe konsultimin me të gjithë kryetarët e gjykatave të draft-planit strategjik të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot, më datë 3 qershor 2019, u organizua tryeza e rrumbullakët për prezantimin dhe konsultimin me të gjithë kryetarët e gjykatave të draft-planit strategjik të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky aktivitet i rëndësishëm u mundësua nga Projekti “Drejtësi për të Gjithë” (JFA) i USAID. Në të morën pjesë të gjithë drejtuesit e gjykatave përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami së bashku me drejtuesen e projektit të USAID, znj. Anne M. Trice përshëndetën këtë event duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre. Më tej kryetarja e KLGJ-së prezantoi metodologjinë e përdorur dhe hapat e ndërmarra për hartimin e këtij dokumenti strategjik i cili është i pari i këtij lloji për organet e qeverisjes së drejtësisë. Ky plan do të orientojë punën e institucionit në dy vitet e ardhshme.

Gjatë takimit disa anëtarë të Këshillit: znj. Naureda Llagami, znj. Birkena Ukperaj, znj. Marcela Shehu, znj. Brunilda Kadi, znj. Fatmira Luli, z. Maksim Qoku, z. Medi Bici, z. Erjon Muharremaj; si dhe disa kryetarë gjykatash: znj. Valbona Durraj, z. Sandër Simoni etj., prezantuan komponentë të ndryshëm të planit strategjik si elementët e vlerave, parimeve, standardeve që do drejtojnë veprimtarinë e KLGJ-së dhe ato të sistemit gjyqësor në përgjithësi. Ata theksuan synimet, objektivat, masat dhe mjetet e realizmit të tyre duke përshirë burimet njerëzore, financiare dhe teknologjinë e informacionit të nevojshme për krijimin dhe konsolidimin e një sistemit gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur.

Ky plan strategjik do t’i nënshtrohet konsultimit publik me shoqërinë civile, donatorët dhe partnerët rajonal e ndërkombëtar. Ai pritet të miratohet gjatë muajit korrik në mbledhjen plenare të KLGJ-së.

Back to top