Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, morri pjesë në Konferencën përmbyllëse “Shteti i së Drejtës në Europë

Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, morri pjesë në Konferencën përmbyllëse “Shteti i së Drejtës në Europë, Perspektiva, Kërkesat dhe Sfidat për Gjyqësorin Evropian”, e cila zhvillohet në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian në Luksemburg, në datat 13-14 Maj 2019. Ky aktivitet organizohet nga Rrjeti Europian për Trajnimet Gjyqësore.

Gjatë konferencës dy ditore u mbajtën prezantime, analiza dhe përmbledhje raportimesh në lidhje me seminaret e zhvilluara me këtë tematike si dhe u diskutuan në grupe pune, idetë e reja për forcimin e shtetit të së drejtës nëpërmjet punës së Këshillave Gjyqësorë, Institucioneve të Trajnimeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Si pjesë e këtij aktiviteti, Znj. Llagami ndoqi punimet e një seance gjyqësore pranë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Back to top