Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, së bashku me kryetarin e KLP-së, Z. Gent Ibrahimi, ndodhet në Bukuresht, Rumani, në kuadër të disa takimeve pune në datat 16-17 Maj.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, së bashku me kryetarin e KLP-së, Z. Gent Ibrahimi, ndodhet në Bukuresht, Rumani, në kuadër të disa takimeve pune në datat 16-17 Maj.

Gjatë kësaj vizite dy ditore tepër të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta dhe sfidave në administrimin e sistemit gjyqësor, Kryetarja e KLGJ-së, Znj Llagami zhvilloi takime me Znj. Tarcea Iulia, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Kasacionit, Z. Nistor Calin, Drejtues i Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion, Z. Nicolae Solomon Zëvendës/President i Këshillit Superior të Magjistraturës etj.

Në takimet e zhvilluara, bashkëbiseduesit e vendosën theksin veçanërisht në masat konkrete për përmirësimin e efikasitetit të gjykatave forcimin e pavarësisë gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu, përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në Rumani, u njohën mbi ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe pritshmërinë e lartë të publikut në sistemin e ri të drejtësisë.

Back to top