Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 27 Mars 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.03.2019, mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme, mes të cilëve, edhe rregulloren për organizimin dhe funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari.

Me miratimin e kësaj rregulloreje i hapet rruga shqyrtimit objektiv, të paanshëm, profesional dhe në një kohë sa më të shpejtë të ankesave të akumuluara para themelimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas miratimit të rregullores, Këshilli caktoi me short dy anëtarët zëvendësues në Komisionin e Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari.

Në vijim, Këshilli diskutoi dhe miratoi komentet dhe kundërshtime për raportin e Shkollës së Magjistraturës në lidhje me rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2019-2020, profili gjyqtar.

Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Flora Hasimi, për përfitimin e lejes së papaguar, nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares, për shkaqe shëndetësore për një periudhë 5 javore.

Back to top