Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr.75 datë 23.05.2019

PËR PROCEDURËN E VERIFIKIMIT TË KUSHTEVE DHE KRITEREVE LIGJORE PËR REKRUTIMIN E KANDIDATËVE PËR GJYQTARË, PËR ZHVILLIMIN E KARRIERËS SË GJYQTARËVE DHE PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 147, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, nenet 85 dhe 86, germat “a”, “ç” dhe “d”, të Ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenet 32, 35, 36, 48, 49 dhe 52 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor,

VENDOSI:

  1. QËLLIMI DHE OBJEKTI
  1. Qëllimi i vendimit është përcaktimi i rregullave më të hollësishme mbi procedurat e verifikimit të kandidatëve, në funksion të realizimit të një procesi të rregullt ligjor, në respektim të parimeve të përgjithshme të procedurës administrative, veçanërisht ato të ligjshmërisë, transparencës, informimit, drejtësisë, paanësisë, objektivitetit, barazisë dhe mosdiskriminimit, mbrojtjes së të dhënave, konfidencialitetit e të sekretit shtetëror, si dhe të proporcionalitetit.
  2. Ky Vendim përcakton rregulla më të hollësishme lidhur meprocedurat për:
  1. Verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për emërimin dhe ngritjen në detyrë të kandidatëve gjyqtar, për riemërimin e kandidateve ish-gjyqtare dhe për emërimin e kandidateve gjyqtarë dhe jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë;
  2. Verifikimin e pasurisë dhe të figurës së kandidatëve.
  1. II.SUBJEKTET E VENDIMIT
  1. Subjekte të këtij vendimi janë:
  1. Kandidatët për në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës sipas nenit 32 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Kandidatët për gjyqtarë të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës sipas nenit 35 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ish-gjyqtarët që kandidojnë për t’u riemëruar gjyqtar sipas nenit 36 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

ç)  Gjyqtarët që kandidojnë për ngritje në detyrë sipas nenit 47, pika 1, shkronjat “a”, “c” dhe

“ç”, si dhe nenit 55 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

  1. Gjyqtarët që kandidojnë për ngritje në detyrë në një pozicion në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas nenit 47, pika 2, të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

dh)  Gjyqtarët që kandidojnë për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë sipas nenit 47, pika 5, të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

  1. Jo gjyqtarët që kandidojnë për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë sipas nenit 49 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  1. KUADRI LIGJOR

1. Ky vendim do të interpretohet dhe zbatohet në përputhje me:

  1. Kodin e Procedurave Administrative;
  2. Ligjin nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (Ligji për Qeverisjen);
  3. Ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Ligji për Statusin);

ç)   Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

d)Ligjin nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

dh)Ligjin nr.8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”;

e)Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;

f)Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar;

g)Ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;

h)Ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

  1. Ligjin nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;  j)Ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; k)Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësit civilë”, i ndryshuar.
  1. PËRKUFIZIME
  1. “Vendim verifikimi” është vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për verifikimin e kushteve të emërimit, riemërimit apo ngritjes në detyrë, si dhe për verifikimin e pasurisë dhe figurës, të subjekteve të përcaktuar në Kreun II të këtij vendimi.
  2. “Procedurë verifikimi” është procesi administrativ i verifikimit të kushteve ligjore për emërimin, riemërimin, ngritjen në detyrë, si dhe i verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve.
  3. “Këshill” është Këshilli i Lartë Gjyqësor.
  4. “Komision” është Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përbërje të të cilit janë 3 anëtarët e përhershëm dhe/ose 2 anëtaret zëvendësues. Në rastet kur, për arsye që lidhen me ngarkesën dhe efektivitetin e punës, Këshilli vendos që në procedurat e shortit, për caktimin e relatorit, të përfshihen edhe anëtaret zëvendësues, Komisioni ne çdo rast përbehet patjetër nga Kryetari dhe një anëtar i përhershëm, nga radhët e gjyqtareve ose jo gjyqtarëve, në varësi të radhëve nga vjen anëtari zëvendësues i caktuar si relator.
  5. “Relator” është anëtari i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, anëtari i përhershëm ose anëtari zëvendësues, i zgjedhur me short, për të kryer procedurën përkatëse të verifikimit kushteve ligjore të emërimit, riemërimit apo ngritjes në detyrë, si dhe për verifikimin e pasurisë dhe figurës, të subjekteve të përcaktuar në Kreun II të këtij vendimi.
  6. “Kandidat” është personi që përfshihet në rrethin e subjekteve të përcaktuara në Kreun II të këtij vendimi;
  7. “Kandidatët ish-gjyqtarë”, si rregull, janë personat që plotësojnë kërkesat e nenit 36, pika 2, e Ligjit për Statusin, pra personat qe përmbushin kriteret e shkronjave “a”, “b”, “d”, “dh”, “ë” dhe “f”, të nenit 28, të këtij Ligji, që janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe kanë ushtruar funksionin e magjistratit gjyqtarpër të paktën 5 vjet në 15 vitet e fundit, si dhe që nuk kanë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10 viteve të fundit përpara kërkesës për riemërim si magjistrat. Përjashtimisht, për periudhën tranzitore, “Kandidatët ish-gjyqtarë” janë personat që plotësojnë kërkesat e nenit 166, pikat 1 dhe 2, të Ligjit për Statusin, pra personat që janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe që kanë ushtruar funksionin si magjistrat gjyqtar të paktën për tre vjet, ose personat që kanë ushtruar funksionin e magjistratit gjyqtar për 9 vjet, në 20 vitet e fundit, duke përfshirë gjyqtarët në një Gjykatë Ndërkombëtare, Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese, si dhe që nuk janë shkarkuar për shkelje disiplinore ose kryerjen e veprës penale, që nuk kanë mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga sigurimi i shtetit para vitit 1990 dhe që nuk kanë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret.
  8. ILDKPKI është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
  9. Komision i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve është Komisioni i ngritur sipas Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  10. Komision i Pavarur i Kualifikimit është Komisioni i ngritur sipas Ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  11. “Ekspert” është specialisti i një fushe të caktuar, që përzgjidhet nga listat e përditësuara të subjekteve të licencuar për fushën përkatëse nga organi kompetent sipas ligjit ose ndërmjet atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në institucione të specializuara.
  12. Formulari “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” është deklarata tip e miratuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
  13. Formulari “Deklaratë e kontrollit të pasurive dhe të konfliktit të interesit” është deklarata sipas nenit 6, pika 2, të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  14. Formulari “Deklaratë e kontrollit të figurës” është deklarata sipas nenit 6, pika 3, të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe shtojcës A, të këtij ligji;
  15. Formularët e “Vetëdeklarimit” janë deklaratat sipas nenit 6, pika 4, të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe shtojcës B, të këtij ligji.
  1. V.RREGULLA TË PËRGJITHSHME TË PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT

A. Fillimi dhe fazat e procedurës së verifikimit

  1. Procedura e verifikimit të kandidatëve fillon me vendim të Këshillit:
  2. jo më vonë se 7 ditë nga publikimi i listës përfundimtare të kandidatëve për formim fillestar në Shkollën e Magjistraturës;
  3. jo më vonë se 7 ditë nga afati dyjavor i publikimit të listës së të diplomuarve për gjyqtar;
  4. jo më vonë se 7 ditë nga përfundimi i afatit të kandidimit të gjyqtarëve për ngritjen në detyrë;

ç)   jo më vonë se 7 ditë nga përfundimi i afatit të kandidimit të jo gjyqtarëve për një pozicion të lirë në Gjykatën e Lartë.

2.Në të njëjtën ditë të mbledhjes së Këshillit zhvillohet edhe procedura e shortit për caktimin, ndërmjet anëtarëve të Komisionit, të relatorit për secilin kandidat. Shorti realizon shpërndarjen rastësore dhe të barabartë, në vijimësi, të ngarkesës së punës, midis anëtarëve të Komisionit. Këshilli, për arsye të motivuara, mbi kërkesën e çdo anëtari të Komisionit, mund të vendosë përjashtimin e tij nga shorti.

3.Përjashtimisht, për arsye të motivuara që lidhen me ngarkesën dhe efektivitetin e punës, mbi propozimin e Komisionit, Këshilli mund të vendosë që në procedurat e shortit, për caktimin e relatorit, të përfshihen edhe anëtarët zëvendësues të Komisionit.

4.Anëtari i Komisionit dhe/ose çdo anëtar tjetër i Këshillit, i cili është në dijeni të një konflikti interesi ose të një pengese ligjore sipas neneve 72, 73, 74 dhe 75 të Ligjit për Qeverisjen, lidhur me verifikimin e një kandidati të caktuar, përpara fillimit të procedurës së shortit për atë kandidat apo në çdo kohë kur vjen në dijeni për ekzistencën e një konflikti interesi ose të një pengese ligjore, është i detyruar të deklarojë natyrën e interesit ose pengesës dhe të heqë dorë nga pjesëmarrja në procesin e verifikimit, në mbledhjet e Komisionit ose në mbledhjen plenare të Këshillit për rastin e atij kandidati.

5.Për dorëheqjen e çdo anëtari të Këshillit vendos Kryetari i tij. Kur dorëheqjen e jep Kryetari i Këshillit, vendimi merret nga Zëvendëskryetari i tij.

6.Relatori i çështjes kujdeset për zhvillimin e procedimit individual të verifikimit dhe sidomos për sa më poshtë:

  1. shqyrtimin e dokumentacionit të depozituar nga kandidati;
  2. përgatitjen e projekt-aktit administrativ;
  3. koordinimin me Kryetarin e Komisionit për përgatitjen e mbledhjes së Komisionit;

ç) koordinimin me Kryetarin e Këshillit për përgatitjen e mbledhjes plenare të Këshillit;

  1. njoftimet për kandidatin.7.Procedura administrative e verifikimit të kandidatëve realizohet në katër faza:
  2. veprimet procedurale paraprake të relatorit të çështjes;
  3. veprimet procedurale dhe verifikuese të relatorit të çështjes;
  4. shqyrtimi dhe miratimi i projekt-aktit të verifikimit nga Komisioni;

ç)   shqyrtimi dhe miratimi i projekt-aktit të verifikimit nga Këshilli.

B. Të drejtat e kandidatit

  1. Kandidati ka të drejtë të njoftohet për relatorin e çështjes menjëherë me fillimin e procedurës së verifikimit.
  2. Kandidati ka të drejtë që, brenda 3 ditëve nga njoftimi për relatorin e çështjes, të kërkojë përjashtimin e tij kur ekziston një nga shkaqet e parashikuara në nenin 75 të Ligjit për Qeverisjen dhe relatori nuk ka hequr dorë vetë nga shqyrtimi i çështjes. Këtë të drejtë kandidati e ka edhe ndaj çdo anëtari tjetër të Këshillit.
  3. Këshilli vendos për kërkesën e kandidatit për përjashtimin e relatorit të çështjes dhe/ose të çdo anëtari tjetër të Këshillit.
  4. Kandidati ka të drejtë që, në çdo fazë të procedurës së verifikimit, me kërkesën e tij, të njihet me dokumentet e dosjes së kandidimit dhe aktet procedurale të kryera nga relatori dhe Këshilli për verifikimin e kandidaturës, si edhe të marrë kopje të tyre, sipas rregullave të Kodit të Procedurave Administrative dhe atyre të përcaktuara në këtë vendim.
  5. Kryesisht apo mbi kërkesën e Këshillit, kandidati ka të drejtë të paraqesë shpjegime me shkrim për faktet, rrethanat apo çështjet ligjore të lidhura me kandidimin e tij/saj, si dhe të depozitojë dokumente shkresore shtesë, në mbështetje të këtyre shpjegimeve.
  6. Kandidati ka të drejtë të tërhiqet në çdo kohë nga kandidimi, duke e njoftuar me shkrim Këshillin. Pas këtij njoftimi, me propozim të relatorit të çështjes, përcjellë nga Komisioni, Këshilli vendos menjëherë përfundimin e procedurës së verifikimit të kandidatit. Akti i Këshillit për përfundimin e procedurës së verifikimit, i njoftohet menjëherë kandidatit dhe bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit.

C. Afatet dhe llogaritja e tyre

  1. Afatet në procedurën e verifikimit të kandidatëve caktohen në ditë kalendarike.
  2. Përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe në ligj ose në këtë Vendim, në llogaritjen e afatit përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja, nga e cila fillon të ecë afati.
  3. Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj.
  4. Dita e fundit e afatit të kryerjes së veprimit procedural, paraqitjes së kërkesave dhe shpjegimeve, vazhdon deri në orën 24 të saj. Afati nuk quhet i humbur, kur kërkesa, shpjegimet ose akti është dërguar me postë edhe në ditën e fundit të afatit.

Ç. Njoftimet

  1. Njoftimet e Këshillit drejtuar kandidatit gjatë procedurës së verifikimit bëhen me shkresë, në adresën postare ose në adresën elektronike zyrtare për kandidatin gjyqtar apo atë të deklaruar për këtë qëllim, pranë Këshillit, nga kandidati jo gjyqtar.
  2. Njoftimet dhe kërkesat e kandidatit drejtuar Këshillit bëhen me shkrim, duke i depozituar drejtpërdrejt pranë Këshillit ose në adresën e tij elektronike, adresë e cila iu është bërë e njohur për këtë qëllim secilit kandidat, me fillimin e procedurave të verifikimit të kandidaturave apo përmes publikimit të saj në faqen zyrtare të Këshillit.
  3. Kandidati jo gjyqtar, me kërkesë të Këshillit, deklaron me shkrim adresën postare dhe adresën elektronike për efekt të komunikimit dhe njoftimeve me Këshillin. Njëkohësisht, për efekt të pranimit të njoftimeve që dërgon, kandidati jo gjyqtar njihet me adresat zyrtare elektronike të Këshillit.
  4. Kandidati ka detyrimin të njoftojë menjëherë me shkrim Këshillin për çdo ndryshim të mëvonshëm të adresës postare dhe elektronike të deklaruar.

VI. FAZAT E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË KANDIDATËVE

A. Veprimet procedurale paraprake të relatorit të çështjes dhe përjashtimi i tij

  1. Pas caktimit me short, relatori i çështjes njofton kandidatin për fillimin e procedurës së verifikimit, duke i bërë të ditur të drejtën që ka për të kërkuar përjashtimin e tij dhe/ose të çdo anëtari të Këshillit.
  2. Në rast se kandidati paraqet kërkesë për përjashtimin e relatorit të çështjes, Këshilli vendos jo më vonë se 3 ditë nga depozitimi i saj. Nëse relatori i çështjes përjashtohet, Këshilli zhvillon menjëherë procedurat e shortit për caktimin, ndërmjet 2 anëtarëve të tjerë dhe/ose atij zëvendësues të Komisionit, të relatorit të çështjes për atë kandidat.

B. Veprimet procedurale dhe verifikuese të relatorit të çështjes

  1. Procedura e verifikimit të kandidatëve fillon dhe zhvillohet njëkohësisht për të gjitha kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
  2. Relatori i çështjes ndjek dhe kryen të gjitha veprimet procedurale dhe verifikuese të lidhura me proceset e ndryshme të verifikimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të tjera ligjore nga kandidati.
  3. Në ushtrimin e përgjegjësive të tij, relatori i çështjes, ndihmohet nga Njësia Mbështetëse e Komisionit dhe personeli administrativ i Këshillit, të cilët kanë detyrimin të ndjekin procedurat, të kryejnë veprimet dhe të përgatisin aktet përkatëse, sipas udhëzimeve të relatorit të çështjes.
  4. Dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative dhe të Ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” mbi paanësinë e administratës publike zbatohen edhe për nëpunësit e Njësisë Mbështetëse të Komisionit dhe personelin administrativ të Këshillit.
  5. Kryetari i Këshillit është përgjegjës për marrjen e vendimeve për përjashtimin nga vendimmarrja ose konfirmimin e nëpunësve civilë në rast të shfaqjes së konfliktit të interesit.
  6. Krahas veprimeve procedurale dhe verifikuese të tjera që i vlerëson të nevojshme rast pas rasti, relatori i çështjes, në varësi të procesit konkret të kandidimit, realizon procedurat standarde si më poshtë:

a)   i dërgon kandidatit, në rrugë elektronike, sipas rastit, formularin “Deklaratë e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” ose formularin “Deklaratë e kontrollit të pasurive dhe të konfliktit të interesit” sipas kërkesave të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

  1. i dërgon, në rrugë elektronike, kandidatit për në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, formularin “Deklaratë e kontrollit të figurës” sipas kërkesave të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

c)   i dërgon, në rrugë elektronike, kandidatit për në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, formularët e “Vetëdeklarimit” sipas kërkesave të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

ç)   i dërgon kandidatit, në rrugë elektronike, formularin e “Vetëdeklarimit” sipas kërkesave të Ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

d) i dërgon, në rrugë elektronike, kandidatit të vitlindjes më të hershme se korrik 1977, formularin e aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29 të Ligjit nr.45/2015;

dh)i dërgon kandidatit, në rrugë elektronike, formularin për dhënien e miratimit për përpunimin e të dhënave personale dhe merr në dorëzim fizikisht, të nënshkruar nga kandidati, këtë formular;

  1. i dërgon kandidatit, në rrugë elektronike, formularin autorizues për verifikimin, në të gjitha subjektet publike dhe private, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, të të dhënave që lidhen me kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit dhe merr në dorëzim fizikisht, të nënshkruar nga kandidati, këtë formular;

ë)   i dërgon kandidatit, në rrugë elektronike, formularin deklarues për adresën postare, adresën elektronike dhe kontaktit telefonik, për qëllimet e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës dhe merr në dorëzim fizikisht, të nënshkruar nga kandidati, këtë formular;

  1. dërgon shkresat standarde për kërkimin e informacionit dhe të shpjegimeve përkatëse nga kandidati, institucionet publike dhe subjektet private, në lidhje me kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
  2. Në rastin e kandidatit që ka kandiduar njëkohësisht në më shumë se një pozicion të lirë në proces shqyrtimi nga Këshilli, procedura standarde verifikuese e realizuar në rastin më të parë është e vlefshme për çdo procedurë tjetër kandidimi të atëkohshme.
  3. Pas caktimit të relatorit të çështjes, kandidatit i dërgohen, në rrugë elektronike, formularët e deklarimeve dhe të autorizimeve të përcaktuara në pikën 6 më lart.
  4. Nëse nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, relatori i çështjes konstaton dhe vlerëson se është i paplotë, njofton menjëherë kandidatin për të përmbushur detyrimin e plotësimit të tij sipas ligjit, duke i caktuar një afat jo më shumë se 5 ditë për dorëzimin e tij pranë zyrës përkatëse të Këshillit. Kur i vlerëson të justifikuara motivet e paraqitura nga kandidati për mos përmbushjen e detyrimit për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar brenda afatit 5-ditor, relatori i çështjes i cakton një afat të ri të arsyeshëm.
  5. Pas realizimit të procedurave të parashikuara në pikat 8 dhe 9 të këtij Seksioni, relatori i çështjes procedon me dërgimin e shkresave standarde për kërkimin e informacionit dhe të shpjegimeve përkatëse nga kandidati, institucionet publike dhe subjektet private, në lidhje me kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
  6. Në procedurën e verifikimit, relatori i çështjes shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, formularët e deklarimeve të plotësuara, aktet e dërguara nga organet e ngarkuara me ligj për kontrollin dhe verifikimin e deklarimeve të kandidatit, si edhe çdo akt, informacion dhe të dhënë tjetër të dërguar nga subjektet publike dhe private, me nismën e tyre ose mbi kërkesën e Këshillit apo që relatori i çështjes vlerëson se ka lidhje me gjykimin mbi plotësimin ose jo të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore për kandidim.
  7. Bazuar në gjetjet e procedurës së verifikimit, nëse vlerëson paraprakisht që mund të procedohet me urdhërimin e kualifikimit ose të skualifikimit të kandidatit, pasi vë në dijeni Komisionin, me vendim të këtij të fundit, relatori i çështjes njofton kandidatin e verifikuar lidhur me gjetjet paraprake, si edhe për të drejtën që:
  1. brenda një afati 5-ditor nga dita e njoftimit, të paraqesë me shkrim, drejtpërdrejt pranë zyrës përkatëse të Këshillit ose në rrugë elektronike, qëndrimin dhe shpjegimet përkatëse lidhur me gjetjet e procedurës së verifikimit, si edhe të dokumentacionit mbështetës të nevojshëm sipas vlerësimit të kandidatit;
  2. të tërheqë, sipas rastit, kopje të dokumentacionit dhe të akteve të këtij procedimi administrativ ose të asaj pjesë të tyre që lidhet me verifikimin e kushteve dhe kritereve përkatëse ligjore, për të cilat relatori ka vlerësuar paraprakisht se mund të sjellin ndalimin e kandidimit.                                                                                                                                                                                                          8.Në pamundësi objektive ose për motive të tjera të justifikuara për të paraqitur qëndrimin dhe shpjegimet brenda afatit 5-ditor, kandidati njofton menjëherë Këshillin, duke i parashtruar edhe motivet përkatëse. Kur i vlerëson motivet si të justifikuara, relatori i çështjes i cakton kandidatit një afat të ri të arsyeshëm për të paraqitur qëndrimet dhe shpjegimet lidhur me gjetjet e procedurës së verifikimit.                          9.Në rastin kur, në përfundim të afatit të njoftimeve sipas pikave 8 deri 13 të këtij Seksioni, kandidati nuk paraqitet, nuk i përgjigjet njoftimeve të Këshillit, nuk paraqet dokumentacionin e kërkuar ose nuk parashtron shpjegime me shkrim për gjetjet e procedurës së verifikimit, relatori i çështjes procedon me përgatitjen e relacionit mbi gjendjen e faktit dhe problemet ligjore të konstatuara dhe dërgimin menjëherë të çështjes për shqyrtim përpara Komisionit.                                                                                                                                10.Nëse në përfundim të këtyre procedurave administrative për verifikimin e kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit, relatori i çështjes vlerëson se nuk ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen e çështjes dhe të relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm dhe e dërgon menjëherë çështjen për shqyrtim përpara Komisionit. Komisioni, nëse verifikimet janë të plota, vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.                                                                              11.Nëse vlerëson që kandidati nuk përmbush ndonjërin prej kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit, relatori i çështjes procedon me përgatitjen e relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm dhe dërgimin menjëherë të çështjes për shqyrtim përpara Komisionit, pa qenë e nevojshme kryerja e procedurës së verifikimit për të gjitha kushtet dhe kriteret e tjera ligjore. Komisioni vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.                                                                                                                                      12.Kur kandidati njofton tërheqjen nga kandidimi, relatori i çështjes përgatit relacionin që përshkruan procedurën e zhvilluar dhe projekt-aktin mbi përfundimin e procedurës të verifikimit të kandidatit të tërhequr, duke e dërguar menjëherë për shqyrtim përpara Komisionit, i cili vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.

C. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-aktit të verifikimit nga Komisioni

  1. Kryetari i Komisionit, menjëherë pas njoftimit nga relatori për çështjen e përgatitur për shqyrtim, thërret mbledhjen e Komisionit, duke i dërguar anëtarëve edhe materialet e çështjes. Mbledhja zhvillohet jo më vonë se 5 ditë nga ajo e njoftimit të Kryetarit të Komisionit.
  2. Në mbledhjen e Komisionit, Kryetari fton relatorin e çështjes që të paraqesë përmbledhjen e procedurave, të fakteve dhe të gjetjeve që kanë rezultuar gjatë zhvillimit të procedurave për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të tjera ligjore nga kandidati i verifikuar.
  3. Komisioni, pasi dëgjon paraprakisht diskutimin e relatorit të çështjes, bisedon dhe vendos për kalimin e çështjes për shqyrtim në Këshill nëse procedurat e verifikimit janë të plota ose i kërkon relatorit të çështjes vijimin e procedurës së verifikimit, duke evidentuar dhe çështjet që kanë nevojë të verifikohen më tej.
  4. Relatori i çështjes ka detyrimin të kryejë verifikimet e evidentuara nga Komisioni, në përfundim të të cilave njofton Kryetarin e Komisionit për çështjen e përgatitur për shqyrtim, duke vijuar procesi më pas sipas pikave 1 deri 3 të këtij Seksioni.

Ç. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-aktit të verifikimit nga Këshilli

  1. Kryetari i Këshillit, menjëherë pas njoftimit nga Kryetari i Komisionit për çështjen e përgatitur për shqyrtim, thërret mbledhjen e Këshillit, duke i dërguar anëtarëve edhe materialet e çështjes. Mbledhja zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga ajo e njoftimit të Kryetarit të Komisionit.
  2. Dita dhe koha e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit, së bashku me relacionin e përgatitur nga relatori i çështjes, i njoftohet kandidatit. Ky njoftim bëhet publik edhe në faqen zyrtare të Këshillit.
  3. Në mbledhjen e Këshillit, Kryetari i Këshillit fton relatorin e çështjes që të paraqesë përmbledhjen e procedurave, të fakteve dhe të gjetjeve që kanë rezultuar gjatë zhvillimit të procedurave për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të tjera ligjore nga kandidati i verifikuar.
  4. Në përfundim të parashtrimeve të relatorit të çështjes, nëse vlerësojnë, anëtarët e Këshillit mund t’i drejtojnë pyetje dhe të kërkojnë shpjegime të natyrës sqaruese.
  5. Nëse anëtarët e Këshillit nuk parashtrojnë pyetje dhe kërkesa të tjera sqaruese në drejtim të relatorit të çështjes, Këshilli deklaron kalimin në fazën e bisedimit, votimit dhe të dhënies së vendimit.
  6. Këshilli, pasi dëgjon paraprakisht diskutimin e relatorit të çështjes, bisedon dhe vendos për të gjitha çështjet që parashtrohen në relacionin e përgatitur prej tij ose që vlerësohen nga anëtarët.
  7. Në përfundim të bisedimeve, për zgjidhjen e çështjes, i pari voton relatori i çështjes, i pasuar nga anëtarët e Komisionit, me tej anëtarët e tjerë të Këshillit dhe në fund Kryetari i Këshillit. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e Kryetarit të Këshillit është përcaktuese.
  8. Në çdo rast, vendimi i Këshillit arsyetohet jo më vonë se 5 ditë nga ajo e shpalljes.
  9. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Këshillit që kanë marrë pjesë në dhënien e tij. Anëtari, mendimi i të cilit ka mbetur në pakicë, shkruan fjalën “kundër” dhe nënshkruan vendimin.
  10. Përveç rastit kur ka mbetur në pakicë, arsyetimi i vendimit të Këshillit bëhet nga relatori i çështjes. Anëtari që ka mbetur në pakicë, arsyeton qëndrimin e tij, i cili i bashkohet vendimit.
  11. Në rastin kur, pas shqyrtimit të relacionit dhe të akteve që përmban dosja e kandidatit të verifikuar, Këshilli vjen në përfundimin që ka vend për të vlerësuar edhe mundësinë e ndalimit të kandidimit, por në atë çështje nuk janë ndjekur procedurat e përcaktuara në pikat 8 deri në 13 të Seksionit B të këtij Kreu, shpall caktimin e një seance tjetër për shqyrtimin e çështjes. Kandidatit të verifikuar i njoftohet materiali me gjetjet dhe motivet të cilat mund të sjellin ndalimin e kandidimit. Kandidati ka të drejtën e parashtrimit me shkrim të shpjegimeve të tij dhe dokumenteve mbështetës, jo më vonë se 5 ditë nga ajo e ardhjes në dijeni të materialit të dërguar nga Këshilli.
  12. Pas bisedimit dhe votimit të çështjes, Këshilli vendos:
  1. Kualifikimin e kandidatit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës ose skualifikimin e kandidatit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës;
  2. Kualifikimin e kandidatit të diplomuar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme për emërimin e tij si gjyqtar ose skualifikimin e kandidatit të diplomuar dhe refuzimin e emërimit të tij si gjyqtar;
  3. Kualifikimin e kandidatit ish-gjyqtar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme për riemërimin e tij si gjyqtar ose skualifikimin e kandidatit ish-gjyqtar dhe refuzimin e riemërimit të tij si gjyqtar;

ç)   Kualifikimin e kandidatit gjyqtar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme të ngritjes në detyrë ose skualifikimin e kandidatit gjyqtar dhe përjashtimin e tij nga procedura e ngritjes në detyrë;                                                                                                                              ç.Kualifikimin e kandidatit gjyqtar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme të ngritjes në detyrë për një pozicion në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose skualifikimin e kandidatit gjyqtar dhe përjashtimin e tij nga procedura e ngritjes në detyrë për një pozicion në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar;                                                                                                                                                                                              d.Kualifikimin e kandidatit jo gjyqtar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme për emërimin e tij në një pozicion në Gjykatën e Lartë ose skualifikimine kandidatit jo gjyqtar dhe përjashtimin e tij nga procedura e emërimit në një pozicion në Gjykatën e Lartë.                              13.Këshilli vendos skualifikimine kandidatit nëse ai nuk përmbush qoftë edhe njërin nga kushtet ose kriteret e tjera ligjore të kandidimit, duke u bazuar në të dhënat që përmbajnë:

  1. deklarimet dhe dokumentacionin e paraqitur nga vetë kandidati;
  2. gjetjet dhe përfundimet e organeve kompetente të kontrollit të pasurisë dhe të integritetit të kandidatit, si edhe informacionet e subjekteve të tjera publike dhe private dërguar në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit.Këshilli vendos skualifikimin e kandidatit edhe në rastet kur, pas njoftimeve të Këshillit, gjatë procedurës së verifikimit, kandidati përsëri nuk i përmbush detyrimet për paraqitjen ose plotësimin e deklaratave, autorizimeve dhe të dokumentacionit lidhur me kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit të parashikuara nga ligji.

VII. VENDIMI I VERIFIKIMIT. E DREJTA E ANKIMIT

  1. Vendimi i verifikimit arsyetohet sipas kërkesave të nenit 99 të Kodit të Procedurave Administrative lidhur me formën dhe përmbajtjen e aktit administrativ.
  2. Vendimi i verifikimit njoftohet sipas kërkesave të nenit 98 të Ligjit të Statusit dhe bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Këshillit, të shoqëruara me arsyetimin përkatës, pasi të redaktohen për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
  3. Ndaj vendimit negativ të Këshillit për procedurën e verifikimit, kandidati mund të bëjë ankim në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve, nga dita e njoftimit të vendimit.
  4. Vendimi i Këshillit për skualifikimine kandidatit dhe përjashtimin nga procedura e ngritjes në detyrë për një pozicion në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar detyrë, është i paankimueshëm.

VIII. PUBLIKIMI I AKTEVE TË PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT

  1. Vendimet e Këshillit për verifikimin e kandidaturave bëhen publike në faqen zyrtare.
  2. Në faqen zyrtare të Këshillit publikohen edhe:
  1. lista e kandidatëve për të cilët është vendosur kualifikiminë procedurën përkatëse për emërim/riemërim/ngritje në detyrë për një pozicion të lirë;
  2. lista e kandidatëve për të cilët është vendosur skualifikimi në procedurën përkatëse për emërim/riemërim/ngritje në detyrë për një pozicion të lirë.

IX. PROCEDURA TË VEÇANTA PËR VERIFIKIMIN E KANDIDATËVE

  1. Përveç kur parashikohet ndryshe në Seksionet A, B, C dhe Ç të këtij Kreu, për zhvillimin e procedurës së verifikimit të pasurisë, integritetit dhe të kushteve të tjera ligjore të kandidatit, zbatohen rregullat e përgjithshme të parashikuara në Kreun V dhe Kreun VI të këtij vendimi.
  1. A.Verifikimi i pasurisë së kandidatit
  1. Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidatit i dërgohen, në rrugë elektronike, formulari “Deklaratë e pasurisë dhe interesave private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”, si edhe informacioni mbi lidhjen elektronike zyrtare të ILDKPKI-së, në të cilën kandidati mund të marrë dhe plotësojë në rrugë elektronike këtë Deklaratë, përfshirë udhëzimin përkatës për mënyrën e plotësimit të saj.
  2. Njëkohësisht, kandidatit i dërgohen, në rrugë elektronike, edheformularët e autorizimeve për Këshillin që, në zbatim të pikës 2 të nenit 32 të Ligjit të Statusit, të kryejë verifikimin dhe të kërkojë raportim, informacion dhe dokumentacion, nga institucioni kompetent për verifikimin e pasurisë, ILDKPKI-ja, si dhe nga organet e administratës tatimore dhe doganore, me të dhëna mbi pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare që ekzistojnë në emër dhe për llogari të kandidatit dhe personave të lidhur. Autorizimet, të nënshkruara rregullisht nga kandidati dhe personat e lidhur, depozitohen pranë zyrës së posaçme të Këshillit, jo më vonë se 5 ditë nga ajo e marrjes në dorëzim.
  3. Jo më vonë se 5 ditë nga ajo e nënshkrimit dhe dorëzimit nga kandidatët dhe personat e lidhur të autorizimeve sipas pikës 2 të këtij Kreu:
  1. Këshilli i dërgon ILDKPKI-së listën e kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit sipas Ligjit të Statusit;
  1. relatori fillon procedurat për kryerjen e veprimeve të kërkimit, nga organet e administratës tatimore dhe doganore, të të dhënave mbi pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare që ekzistojnë në emër dhe për llogari të kandidatit dhe personave të lidhur.

4.   Jo më vonë se 21 ditë nga dërgimi, në rrugë elektronike, i formularit të deklarimit të pasurisë, kandidati e dorëzon atë të plotësuar pranë ILDKPKI-së. Deklarimi bëhet sipas përcaktimeve të neneve 3/1, 4, pika 2 e vijues të Ligjit nr.9049/2003.                                        5.ILDKPKI-ja njofton menjëherë Këshillin në rastin kur kandidati nuk e dorëzon të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.          6.ILDKPKI-ja kryen kontrollin e plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në Deklaratën e pasurisë dhe interesave private të kandidatit brenda 2 muajve nga paraqitja e kësaj Deklarate pranë ILDKPKI-së.                                      7.Nëse gjatë 180 ditëve para asaj të paraqitjes së Deklaratës, kandidati i është nënshtruar kontrollit të plotë nga ILDKPKI-ja dhe kontrolli nuk ka rezultuar në disfavor të tij, kur ILDKPKI-ja vlerëson se nuk është vendi për rikontroll të plotë sipas përcaktimit të pikës 4 të nenit 25/1 të Ligjit nr. 9049/2003, atëherë kontrolli konsiderohet i kryer. ILDKPKI-ja i dërgon menjëherë Këshillit kopjen e deklarimit të bërë nga kandidati, si edhe gjetjet dhe përfundimet e këtij institucioni nga procedura e mëparshme e kontrollit të plotë të deklarimit. Në çdo rast, Këshilli kryen veprimet e parashikuara nga shkronja “b” e pikës 3 të këtij Seksioni.                                     8.Pavarësisht parashikimit të pikës 7 të këtij Seksioni, nëse pas fillimit të procedurës së verifikimit të kandidatit, relatori vjen në dijeni, mbi informacionet dhe dokumentacionin e marrë nga burime të ligjshme(, për rrethana që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklarimin e pasurisë së kandidatit, njofton menjëherë ILDKPKI-në për të ushtruar kompetencën e rikontrollit të plotë të deklarimit të kandidatit sipas parashikimeve neneve 3/1 dhe 25/1 pika 4 të Ligjit nr.9049/2003.                                 9.Në përfundim të verifikimit të kryer sipas ligjit, ILDKPKI-ja i dërgon menjëherë Këshillit raportin e kontrollit të plotë për pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare të kandidatit dhe personave të lidhur.                                                                                         10.Relatori shqyrton rezultatet e kontrollit, gjetjet dhe përfundimet e raportit të ILDKPKI-së, si edhe të dhënat mbi pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare të kandidatit dhe personave të lidhur, të dërguara nga subjektet publike sipas kërkesës së Këshillit.          11.Në varësi të rezultateve të kontrollit dhe nevojave të verifikimit të mëtejshëm të pasurisë, relatori mund të kërkojë:

  1. informacione shtesë nga ILDKPKI-ja, si dhe nga organet e administratës tatimore dhe doganore;
  2. shpjegime me shkrim nga kandidati, i cili, jo më vonë se 5 ditë nga ardhja dijeni, duhet të paraqesë këto shpjegime dhe dokumente mbështetës drejtpërdrejt pranë zyrës së posaçme të Këshillit. Nëse për motive të justifikuara nuk mund të respektojë afatin 5-ditor, kandidati njofton menjëherë Këshillin. Kur i vlerëson motivet si të justifikuara, relatori i cakton kandidatit një afat të ri të arsyeshëm për të paraqitur shpjegimet lidhur me gjetjet e procedurës së verifikimit.                                                                                                                                      12.Në rastin kur në procedurën e verifikimin të pasurisë lind nevoja për njohuri të posaçme lidhur me konstatimin dhe sqarimin e të dhënave që rezultojnë nga deklarimet e kandidatit, gjetjet dhe përfundimet e ILDKPKI-së dhe atyre të sjella nga organet e administratës tatimore dhe doganore, relatori mund të thërrasë ekspertë të fushës përkatëse.                                                                                                13.Ekspertët përzgjidhen nga listat e përditësuara të subjekteve të licencuar për fushën përkatëse nga organi kompetent sipas ligjit ose ndërmjet atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në institucione të specializuara.                                                                                                14.Ekspertët caktohen nga Komisioni, mbi propozimet e parashtruara nga relatori i çështjes. Shpenzimet e ekspertit përballohen nga buxheti i Këshillit.                                                                                                                                                                                                         15.Kandidati që verifikohet njoftohet menjëherë për ekspertin e caktuar nga Këshilli. Jo më vonë se 5 ditë nga ardhja dijeni, kandidati njofton Këshillin, duke parashtruar me shkrim edhe motivet konkrete përkatëse, nëse pretendon gjendjen e papajtueshmërisë apo të konfliktit të interesit me ekspertin. Lidhur me pretendimet e kandidatit, Këshilli disponon sipas ligjit.                                                          16.Përpara fillimit të detyrës, eksperti nënshkruan formulën e betimit. Pas veprimit të betimit, sipas udhëzimeve të relatorit, eksperti ka detyrimin të shqyrtojë aktet, të përgatisë, sipas rastit, raport financiar apo mendimin e tij me shkrim, si edhe të ruajë konfidencialitetin e të dhënave që siguron gjatë kryerjes së ekspertimit.                                                                                                                                                  17.Kur e vlerëson, Këshilli mund të thërrasë ekspertin për të dhënë shpjegime në mbledhjen e Këshillit. Në vendimin e arsyetuar të Këshillit për kualifikimin ose skualifikim e kandidimit, trajtohet edhe nevoja për ekspertim dhe mendimi i dhënë nga eksperti.                      18.Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të ILDKPKI-së, atyre të nxjerra nga të dhënat që rezultojnë nga shkresat e dërguara nga organet e administratës tatimore dhe doganore, si edhe nga shpjegimet me shkrim të dhëna nga kandidati, relatori vlerëson se nuk ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen e pjesës së relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të pasurisë.                                                                                                                                              19.Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të ILDKPKI-së, atyre të nxjerra nga të dhënat që rezultojnë nga shkresat e dërguara nga organet e administratës tatimore dhe doganore, si edhe nga shpjegimet me shkrim të dhëna nga kandidati, relatori vlerëson se ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen relacionit mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të pasurisë dhe e dërgon menjëherë çështjen për shqyrtim përpara Komisionit, i cili vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.                                                                                                                                                                                                20.Skualifikimi i kandidatit vendoset nga Këshilli, duke mbajtur parasysh rrethanat konkrete të rastit dhe bazuar në parimin e proporcionalitetit, në rastet kur të dhënat e marra nga burime të ligjshme tregojnë se:
  1. burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij;
  2. kandidati nuk ka deklaruar pasuri, asete ose të dhëna mbi interesat private, që janë të detyrueshme të deklarohen;
  3. kandidati ka dhënë një deklarate të rreme ose jo të saktë të aseteve;

ç)   kandidati gjendet në situatën e konfliktit të interesit.                                                                                                                                21.Skualifikimi i kandidatit vendoset edhe në rastet kur kandidati:

  1. nuk ka plotësuar ose depozituar pranë ILDKPKI-së, formularin e deklaratës së pasurisë;
  2. ka refuzuar ose nuk ka depozituar, të nënshkruara, autorizimet e kërkuara për verifikimin e pasurisë.

B. Verifikimi i figurës dhe integritetit të kandidatit

  1. Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidatit i dërgohet në rrugë elektronike:
  1. formulari i vetëdeklarimit sipas Ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
  2. formulari i aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, sipas Ligjit nr.45/2015;
  3. informacion mbi lidhjen elektronike në faqen zyrtare të Këshillit, në të cilën kandidati mund të marrë dhe plotësojë sipas ligjit, në rrugë elektronike, formularët sipas shkronjave “a” dhe “b” si më lart;

ç)   formulari i autorizimit për Këshillin që, në zbatim të pikës 2 të nenit 32 të Ligjit për Statusin, të kryejë verifikimin dhe të kërkojë raportim, informacion dhe dokumentacion nga institucionet kompetente për verifikimin e figurës Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit, me të dhëna mbi figurën dhe integritetin e tij.                                                                    2.Jo më vonë se 5 ditë nga dërgimi, në rrugë elektronike, i formularëve të parashikuar në pikën 1 të këtij Seksioni, kandidati i dorëzon ato të plotësuara në zyrën e posaçme të Këshillit.                                                                                                                                                3.Kandidatet që kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse, sipas Ligjit nr.8001, datë njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe Ligjit nr.8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, nuk mbartin detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e formularit të aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta” sipas Ligjit nr.45/2015, por duhet të dorëzojnë në zyrën e posaçme të Këshillit, certifikatën si më lart të pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse.                                                                                                    4.Vetëdeklarimi i kandidatit sipas Ligjit nr.138/2015 bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit.                                                                      5.Struktura e posaçme pranë Këshillit kryen verifikimet e rastit për të dhënat e deklaruara nga kandidati dhe, kur është rasti,Kryetari i Këshillit përcjell formularin e vetëdeklarimit sipas Ligjit nr.138/2015, të plotësuar nga kandidati, në Prokurorinë e Përgjithshme.        6.Prokuroria e Përgjithshme kryen verifikimet sipas Ligjit nr.138/2015 dhe, mundësisht brenda 2 muajve nga paraqitja e vetëdeklarimit pranë atij institucioni, i dërgon Këshillit raportin përkatës me përfundimet e procesit të verifikimit. Mos dërgimi në këtë afat i këtij raporti nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk përbën shkak pengues të procedurës së verifikimit të kushteve të emërimit/riemërimit/ngritjes në detyrë, si dhe të pasurisë dhe figurës së atij kandidati.                                                                                                                                         7.Relatori i çështjes, j

  1. Formulari i aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta” sipas nenit 29 të Ligjit nr.45/2015, i plotësuar vetëm nga kandidati i vitlindjes më të hershme se korrik 1977, i dërgohet menjëherë për kompetencë dhe shqyrtim Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Mos dërgimi i informacionit nga ky Autoritetit gjate kohë vazhdimit të procedurës së verifikimit të kandidatit nga Këshillit, nuk përbën shkak pengues për vijimin verifikimit të kushteve të emërimit/riemërimit/ngritjes në detyrë, si dhe të pasurisë dhe figurës për atë kandidat.
  1. Në varësi të rezultateve të kontrollit dhe nevojave të verifikimit të mëtejshëm të figurës dhe integritetit të kandidatit, relatori mund të kërkojë:
  1. informacione shtesë nga institucionet e përmendura në këtë Seksion;
  1. shpjegime me shkrim nga kandidati, i cili, jo më vonë se 5 ditë nga ardhja dijeni, duhet të paraqesë drejtpërdrejt pranë zyrës së posaçme të Këshillit, shpjegimet e tij dhe dokumentet mbështetës. Nëse për motive të justifikuara nuk mund të respektojë afatin 5 ditor, kandidati njofton menjëherë Këshillin. Kur i vlerëson motivet si të justifikuara, relatori i cakton kandidatit një afat të ri të arsyeshëm për të paraqitur shpjegimet lidhur me gjetjet e procedurës së verifikimit.
  1. Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe gjetjet e përfundimet e nxjerra nga të dhënat e dërguara nga institucionet e tjera të përmendura në këtë Seksion, relatori vlerëson se nuk ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen e pjesës së relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të figurës dhe integritetit të kandidatit.
  1. Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe të atyre të dërguara nga institucionet e tjera të përmendura në këtë Seksion, relatori vlerëson se ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen relacionit mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të integritetit dhe e dërgon menjëherë çështjen për shqyrtim përpara Komisionit, i cili vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.
  1. Skualifikimi i kandidatit vendoset nga Këshilli në rastet kur nga raportet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të institucioneve të tjera të përmendura në këtë Seksion, tregohet se kandidati:
  1. ka lidhje ose kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
  1. ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara datës 2 korrik 1991, në kuptimin e Ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  1. ka qenë ose është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.
  1. Skualifikimi i kandidatit vendoset edhe kur kandidati:
  1. nuk ka plotësuar ose depozituar formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të Ligjit nr.138/2015dhe/formularin e aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta” sipas Ligjit nr.45/2015;
  1. ka refuzuar

C. Verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatëve për në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar

  1. Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, në rrugë elektronike, kandidatit i dërgohen:
  1. formulari “Deklaratë e kontrollit të pasurive dhe të konfliktit të interesit” sipas Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
  1. formulari “Deklaratë e kontrollit të figurës”;
  2. Njëkohësisht, kandidatit i dërgohen, në rrugë elektronike, edhe formularët e autorizimeve për Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve që, në zbatim të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës. Autorizimet, të nënshkruara rregullisht nga kandidati dhe personat e lidhur, depozitohen pranë zyrës së posaçme të Këshillit, jo më vonë se 5 ditë nga ajo e marrjes në dorëzim.
  3. Jo më vonë se 21 ditë nga ajo e nënshkrimit dhe dorëzimit nga kandidati dhe personat e lidhur të autorizimeve sipas pikës 2 të këtij Kreu, kandidati dorëzon të plotësuar, pranë Këshillit:
  1. formularin “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”. Deklarimi bëhet sipas përcaktimeve të neneve 3/1, 4, pika 2 e vijues të Ligjit nr.9049/2003;
  2. formularin “Deklaratë e kontrollit të figurës”, i cili plotësohet sipas kërkesave të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
  3. formularët e “Vetëdeklarimit”, të cilët plotësohen sipas kërkesave të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  4. Jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i formularëve nga kandidatët, Këshilli ia dërgon ato Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve.
  5. Verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatit kryhet brenda 120 ditëve, nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, i cili, në përfundim të verifikimit, i dorëzon Këshillit një raport të hollësishëm mbi ligjshmërinë e burimeve të pasurisë së kandidatit dhe mbi pastërtinë e figurës së tij, si dhe çdo dokumentacion tjetër mbështetës të paraqitur nga vetë kandidati apo institucionet shtetërore, të cilat bëhen pjesë e dosjes së kandidatit, sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Relatori shqyrton rezultatet e kontrollit, gjetjet dhe përfundimet e raportit të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve.
  7. Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve nuk ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, relatori procedon me përgatitjen e pjesës së relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit, si dhe pastërtisë së figurës.
  8. Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, relatori procedon me përgatitjen relacionit mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të pasurisë e konfliktin e interesit apo verifikimit të pastërtisë se figurës, dhe e dërgon menjëherë çështjen për shqyrtim përpara Komisionit, i cili vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.
  9. Skualifikimi i kandidatit, sa i përket pasurisë dhe konfliktit të interesit, vendoset nga Këshilli, duke mbajtur parasysh rrethanat konkrete dhe bazuar në parimin e proporcionalitetit, në rastet kur të dhënat e marra nga burime të ligjshme tregojnë se:
  1. burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij;
  1. kandidati nuk ka deklaruar pasuri, asete ose të dhëna mbi interesat private, që janë të detyrueshme të deklarohen;
  1. kandidati ka dhënë një deklaratë të rreme ose jo të saktë të aseteve;

ç)   kandidati gjendet në situatën e konfliktit të interesit.                                                                                                                      10.Skualifikimi i kandidatit, sa i përket pastërtisë së figurës, vendoset nga Këshilli në rastet kur të dhënat e marra nga burime të ligjshme tregojnë se kandidati:

  1. ka lidhje ose kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
  1. ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara datës 2 korrik 1991, në kuptimin e Ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  1. ka qenë ose është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.
  1. Skualifikimi i kandidatit vendoset edhe në rastet kur kandidati:

a)   nuk ka plotësuar ose depozituar pranë Këshillit, formularin e deklaratës së pasurisë dhe konfliktit të interesit;

b)   ka refuzuar ose nuk ka depozituar të nënshkruara, pranë Këshillit, autorizimet e kërkuara për verifikimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit;

c)   nuk ka plotësuar ose depozituar pranë Këshillit, formularin “Deklaratë e kontrollit të figurës” dhe/ose formularët e “Vetëdeklarimit”; 

ç)   ka refuzuar ose nuk ka depozituar të nënshkruar, pranë Këshillit, autorizimin për Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve që, në zbatim të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të kryejë verifikimin në organet kompetente sipas ligjit, për të dhënat që lidhen me pastërtinë e figurës së tij.

Ç.Verifikimi i kushteve të tjera ligjore të kandidimit

  1. Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidatit i dërgohet, në rrugë elektronike, formulari i autorizimit për Këshillin që, në zbatim të pikës 2 të nenit 32 të Ligjit të Statusit, të kryejë verifikimin e të dhënave që lidhen me plotësimin e kriterit të zgjedhshmërisë sipas shkronjës “dh” të nenit 28 të Ligjit për Statusin, në çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit, si dhe të të dhënave që lidhen me plotësimin e kushteve të pajtueshmërisë sipas nenit 6 të Ligjit për Statusin, nga kryetari i gjykatës përkatëse ku kandidati ka ushtruar funksionet. Autorizimi, i nënshkruar rregullisht nga kandidati, depozitohet pranë zyrës së posaçme të Këshillit, jo më vonë se 5 ditë nga ajo e marrjes në dorëzim.
  2. Relatori shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga kandidati për të vlerësuar nëse, për efekt të verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit, të dhënat e deklaruara janë të plota, kanë përmbajtje të saktë dhe nuk gjenden elementë që sjellin dyshime për vërtetësinë e dokumentit apo të përmbajtjes së tij.
  3. Kur nga shqyrtimi i dokumentacionit vlerëson se të dhënat e deklaruara nuk janë të plota, përmbajnë pasaktësi ose edhe elementë që sjellin dyshime për vërtetësinë e dokumentit apo të përmbajtjes së tij, relatori mund të kërkojë:
  1. informacione nga çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit ose nga kryetari i gjykatës përkatëse ku kandidati ka ushtruar funksionet;
  2. shpjegime me shkrim nga kandidati, i cili, jo më vonë se 5 ditë nga ardhja dijeni, duhet të paraqesë drejtpërdrejt pranë zyrës së posaçme të Këshillit, shpjegimet e tij dhe dokumentet mbështetës. Nëse për motive të justifikuara nuk mund të respektojë afatin 5 ditor, kandidati njofton menjëherë Këshillin. Kur i vlerëson motivet si të justifikuara, relatori i cakton kandidatit një afat të ri të arsyeshëm për të paraqitur shpjegimet lidhur me gjetjet e procedurës së verifikimit. 4.Nëse nga gjetjet e procesit të verifikimit, relatori vlerëson se nuk ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen e pjesës së relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit.                                                                    4.Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e nxjerra nga dokumentacioni i paraqitur nga kandidati, si edhe nga gjetjet e përfundimet e nxjerra nga shqyrtimi i shkresave të dërguara nga subjektet publike dhe private, relatori vlerëson se ka të dhëna që mund të sjellin skualifikimin e kandidatit, procedon me përgatitjen e relacionit mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore dhe e dërgon menjëherë çështjen për shqyrtim përpara Komisionit, i cili vendos për dërgimin e çështjes në mbledhjen e Këshillit.                                                                                                                                                                              5.Skualifikimi i kandidatit vendoset nga Këshilli në rastet kur nga dokumentacioni i paraqitur nga kandidati, si edhe nga shkresat e dërguara nga subjektet publike apo private, rezulton se kandidati nuk plotëson ndonjërin prej kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të parashikuara, përkatësisht, nga nenet 6 dhe 28 të Ligjit për Statusin.                                                                                                                             6.Skualifikimi i kandidatit vendoset edhe kur kandidati ka refuzuar nënshkrimin e autorizimit për Këshillin që, në zbatim të pikës 2 të nenit 32 të Ligjit për Statusin, të kryejë verifikimin në të gjitha subjektet publike dhe private, sa i përket të dhënave që lidhen me plotësimin e kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit.

A. Verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatëve për në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

  1. Kandidatët për në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, për sa kohë vijon funksionimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të pasurisë dhe të figurës sipas përcaktimeve të Seksionit C të Kreut IX të këtij vendimi.
  2. Vendimi i Këshillit për kualifikimin ose jo për këta kandidatë, sa i përket verifikimit të pasurisë dhe të figurës, do të mbështetet në vendimin e dhënë nga organet e rivlerësimit sipas Ligjit nr.84/2016.
  3. Vetëm kandidatët që kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, me vendim përfundimtar, mund të kualifikohen për t'u përzgjedhur si gjyqtarë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  4. Pavarësisht nga parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3 të këtij Seksioni, kandidatët për në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do t’i nënshtrohen menjëherë procedurave të verifikimit të integritetit sipas Ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
  5. Procedura e përcaktuar ne pikat 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin, për verifikimin e integritetit të kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, shtrihet për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar për konfirmimin e tyre në detyrë.
  6. Afati 180 ditor i përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr.9049/2003, lidhur me kryerjen e procedurës së verifikimit dhe kontrollit të plotë të pasurisë së kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, llogaritet nga dita e dorëzimit të plotësuar të deklaratës së pasurisë dhe interesave private të kandidatit pranë ILDKPKI-së.
  7. Nëse procedurat e verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, fillojnë pas afatit 180 ditor të përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr.9049/2003, procedura e verifikimit të pasurisë së këtyre kandidatëve shtrihet mbi interesat pasurore, private dhe konfliktin e interesit, për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar për konfirmimin e tyre në detyrë.
  8. Kandidatët që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, të cilët nuk janë konfirmuar në detyrë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, edhe kur ndaj atij vendimi është paraqitur ankim, nuk pranohen të kandidojnë dhe nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit sipas pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin.

B. Verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatëve subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas ligjit nr.84/2016

  1. Kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr. 84/2016 dhe janë konfirmuar në detyrë nga organet e rivlerësimit kalimtar, me vendim të formës së prerë, nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të pasurisë dhe të figurës sipas përcaktimeve të pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin.
  2. Kandidatët që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016 dhe janë në procedurë e sipër rivlerësimi ose për të cilët kjo procedurë nuk ka filluar ende, nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të pasurisë dhe të figurës nga Këshilli, sipas përcaktimeve të pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin. Vendimi i Këshillit për kualifikimin ose jo për këta kandidatë do të mbështetet në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në këtë rast, Këshilli i kërkon Komisionit të Pavarur të Kualifikimit trajtimin me përparësi të procedurës së rivlerësimit për këta kandidatë. Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i përgjgjet kërkesës së Këshillit ose nuk përfundon procedurat e rivlerësimit për këta kandidatë brenda 3 muajve nga momenti i paraqitjes së kërkesës, këta kandidatë i nënshtrohen procedurës së verifikimit të pasurisë dhe të figurës sipas përcaktimeve të pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin.
  3. Pavarësisht nga parashikimet e pikave 1 dhe 2 të këtij Seksioni, kandidatët subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, do t’i nënshtrohen menjëherë procedurave të verifikimit të integritetit sipas Ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
  4. Procedura e përcaktuar ne pikat 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin, për verifikimin e integritetit të kandidatëve subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, për kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016 dhe janë konfirmuar në detyrë nga organet e rivlerësimit kalimtar, shtrihet për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar.
  5. Afati 180-ditor i përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr.9049/2003, lidhur me kryerjen e procedurës së verifikimit dhe kontrollit të plotë të pasurisë së kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, llogaritet nga dita e dorëzimit të plotësuar të deklaratës së pasurisë dhe interesave private të kandidatit pranë ILDKPKI-së.
  6. Nëse procedurat e verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidatëve subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, fillojnë pas afatit 180 ditor të përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr.9049/2003, procedura e verifikimit të pasurisë së këtyre kandidatëve shtrihet mbi interesat pasurore, private dhe konfliktin e interesit, për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar për konfirmimin e tyre në detyrë.
  7. Kandidatët subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016, të cilët nuk janë konfirmuar në detyrë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, edhe kur ndaj atij vendimi është paraqitur ankim, nuk pranohen të kandidojnë dhe nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit sipas pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin.

C. Verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatëve ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin

  1. Gjatë periudhës së funksionimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kandidatët ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr.84/2016.
  2. Vendimi i Këshillit për kualifikimin ose jo për këta kandidatë, sa i përket verifikimit të pasurisë dhe të figurës, do të mbështetet në vendimin e dhënë nga organet e rivlerësimit sipas Ligjit nr.84/2016.
  3. Vetëm kandidatët që kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, me vendim përfundimtar, mund të kualifikohen nga Këshilli për t'u riemëruar.
  4. Pavarësisht nga parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3 të këtij Seksioni, kandidatët ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, do t’i nënshtrohen menjëherë procedurave të verifikimit të integritetit sipas Ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
  5. Procedura e përcaktuar ne pikat 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin, për verifikimin e integritetit të kandidatëve ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të këtij Ligji,shtrihet për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar për kualifikimin për emërim të tyre.
  6. Afati 180 ditor i përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr. 9049/2003, lidhur me kryerjen e procedurës së verifikimit dhe kontrollit të plotë të pasurisë së kandidatëve ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, llogaritet nga dita e dorëzimit të plotësuar të deklaratës së pasurisë dhe interesave private të kandidatit pranë ILDKPKI-së.
  7. Nëse procedurat e verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidatëve ish-gjyqtare sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, fillojnë pas afatit 180 ditor të përcaktuar nga pika 2 e nenit 3/1 të Ligjit nr.9049/2003, procedura e verifikimit të pasurisë së këtyre kandidatëve shtrihet mbi interesat pasurore, private dhe konfliktin e interesit, për periudhën pas asaj të datës që ka marrë formë të prerë vendimi i dhënë nga organet e rivlerësimit kalimtar për kualifikimin për emërim të tyre.
  8. Kandidatët ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, të cilët nuk janë kualifikuar për emërim me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, edhe kur ndaj atij vendimi është paraqitur ankim, nuk pranohen të kandidojnë për t’u riemëruar dhe nuk i nënshtrohen procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit sipas pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për Statusin.
  9. Brenda dy viteve pas kalimit me sukses të procesit së rivlerësimit, kandidatët ish-gjyqtarë sipas nenit 166 të Ligjit për Statusin, mund të riemërohen si gjyqtarë nga Këshilli, duke patur të drejtën për t'u caktuar në një pozicion për të cilin përmbushin kriteret, sipas nenit 47 të këtij Ligji, si dhe të kandidojnë në procedurat e ngritjes në detyrë për pozicione për magjistratë ose për pozicione të komanduara ose pozicione që mund të ushtrohen vetëm nga magjistratët.

Ç. Rregulla kalimtare për përmbylljen e procedurave të verifikimit

  1. Për kandidatët që janë subjekt i procedurës së rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr. 84/2016, procedurat e verifikimit nuk mund të përfundojnë përpara periudhës 3-mujore që është lënë për përfundimin, me përparësi, të procedurës së rivlerësimit kalimtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përveç kur ky i fundit njofton Këshillin se nuk do ta kryejë këtë procedurë brenda këtij afati.
  2. Procedura e vlerësimit dhe pikëzimit për çdo kandidat të kualifikuar fillon menjëherë me përfundimin e procedurës së verifikimit, ndërsa renditja e kandidatëve që kandidojnë për të njëjtin pozicion të lirë, bëhet pasi të kenë përfunduar procedurat e verifikimit për të gjithë kandidatët për atë pozicion të lirë.
  3. Procedura e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve rregullohet me akt të veçantë të Këshillit.

D. Dispozita të fundit

Ky Vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR