Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 5, datë 20.01.2017

PËR

EMËRIMIN “MAGJISTRAT” TË Z. ERGYS GASHI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.01.2017, mbështetur në nenin 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në shkresën nr. 326 prot., datë 29.07.2016 të Shkollës së Magjistraturës “Informacion mbi vlerësimin e kandidatëve për magjistratë të vitit të tretë, profili gjyqtar, që kanë ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës gjatë periudhës tetor 2013 - qershor 2016”, si dhe në dokumentacionin shkresor të ardhur nga, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, me shumicën e votave,

V E N D O S I :

1. Të emërojë “Magjistrat” (gjyqtar) të diplomuarin në Shkollën e Magjistraturës z. Ergys Ylli Gashi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË