Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 13, datë 10.02.2017

PËR

CAKTIMIN NË POZICION TË MAGJISTRATËVE QË KANË PËRFUNDUAR NË PERIUDHËN TETOR 2013 - QERSHOR 2016 NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 10.02.2017, mbështetur në nenet 34, 39, në pikën 1 shkronja “b” të nenit 160, të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në shkresën nr. 326 prot., datë 29.07.2016 të Shkollës së Magjistraturës “Informacion mbi vlerësimin e kandidatëve për magjistratë të vitit të tretë, profili gjyqtar, që kanë ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës gjatë periudhës tetor 2013 - qershor 2016”, në vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 2; nr. 3; nr. 4; nr. 5; nr. 6; nr. 7; nr. 8 dhe nr. 9, si dhe në preferencat e shprehura me shkrim nga vetë magjistratët,

V E N D O S I :

  1. Të caktojë në pozicion, magjistratët që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë gjykatave si më poshtë:
  1. Magjistrate Oltjona Goxha, caktohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  2. Magjistrate Semiramis Hoxholli, caktohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
  3. Magjistrate Besjana Garxenaj, caktohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës;
  4. Magjistrat Ergys Gashi, caktohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Durrës;
  5. Magjistrate Fildeze Hafizi, caktohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër;
  6. Magjistrate Ersida Bajgora, caktohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje;
  7. Magjistrat Bevis Shehaj, caktohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
  8. Magjistrat Artan Jahollari, caktohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË