Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 12, datë 7.02.2017

MBI

PEZULLIMIN NGA DETYRA TË GJYQTARES P.F. PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR XXX

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 07.02.2015, mbështetur në nenin 140 të Kushtetutës, në ligjin nr. 96/2016, nenet 152 dhe 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendimin penal nr. 37, datë 03.02.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku është vendosur “Pezullimi nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor xxx, të shtetases nën hetim P.F., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në Urdhër Ekzekutimin e datës 03.02.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda,  

V E N D O S I :

  1. Të pezullojë përkohësisht nga ushtrimi i detyrës gjyqtaren P.F., gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor xxx, deri në përfundim të procedimit penal në ngarkim të saj.
  1. Kunder këtij vendimi për pezullim nga detyra, mund të bëhet ankim nëgjykatën kompetente.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

                                     PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË