Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 10, datë 20.01.2017

PËR

SHPALLJEN E VENDEVE TË LIRA NË GJYKATA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.01.2017, mbështetur, në nenin 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në shkresën nr. 8046, datë 07.12.2016 të ministrit të Drejtësisë ku propozon shpalljen e vendeve vakante në disa gjykata të shkallës së parë,

V E N D O S I :

1. Të shpallë vendet e lira në gjykatat e mëposhtme:

  1. në gjykatat e rretheve gjyqësorë:

-          1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

-          1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

-          1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

  1. në gjykatat administrative:

-   1 (një) vend vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;

-   1 (një) vend vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës;

-   2 (dy) vende vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;

-   1 (një) vend vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;

-   2 (dy) vende vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Korçë;

-   2 (dy) vende vakant në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË