Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

N j o f t i m për shpallje vendi vakant 10.10.2019 1(një) pozicion Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT dhe 1 (një) pozicion Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve,(Kategoria III-b, Niveli Ekzekutiv).

 

 

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të pranimit, për kategorinë niveli ekzekutiv (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

 

-          1 (një) pozicion - Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT,(Kategoria III-b, Niveli Ekzekutiv).

 

-          1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve, (Kategoria III-b, Niveli Ekzekutiv)..

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës,

 

Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT

 

  1. Krijimi, implementimi, mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit LAN, menaxhimi dhe mirëmbajtja e informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim institucioni, si dhe instalimi i programeve të reja ndihmëse dhe plotësimi i kërkesave në zhvillim
  2. Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik të institucionit, pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe internetit, sistemin e serverave, sistemin e back-up-it, racks, ups, routers, switches, firewalls etj;
  3. Mirëmbajtja e sistemit të komunikimit në rrjet të institucionit për shfrytëzimin racional të pajisjeve elektronike, eliminimin e defekteve në pajisjet elektronike që ka në përdorim personeli i institucionit;
  4. Kryen studime, projektime, standardizime të teknologjive të reja të rrjetit me sistemet informatike dhe pajisjet informatike;
  5. Bashkëpunon me strukturat e tjera për përzgjedhjen e programeve më të përshtatshme, instalimin e programeve të reja dhe unifikimin e përdorimit të tyre brenda institucionit;
  6. Përditësimin e informacionit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e tjera dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të drejtorisë;
  7. Analizimin e problemeve që kanë të bëjnë me përpunimin e informacionit që do të informatizohet dhe ndërtimin e bazës së të dhënave për ligjet dhe akte të tjera.
  8. Zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji 115/2016 dhe 98/2016 në fushën e teknologjisë së informacionit.

 

Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve

 

  1. Mbledh dhe përpunon informacionin në lidhje me ngarkesën e gjyqtarëve dhe të gjykatave, kohëzgjatjen e çështjeve, bazuar në të dhënat e mbledhura përmes sistemit të menaxhimit të çështjeve, me qëllim përmirësimin e produktivitetit të gjykatave ose uljen e ngarkesës së gjyqtarëve dhe të nëpunësve civilë gjyqësorë;
  2. Të studiojë afatet standarde kohore për gjykimin e llojeve të ndryshme të çështjeve gjyqësore, përfshirë, kur është e mundur, edhe afatet për fazat kryesore të procedurës, për ekzekutimin e vendimeve, duke mbajtur parasysh organizimin gjyqësor dhe normat procedurale;
  3. Të sugjerojë rregulla standarde që do të përdoren nga gjykatat për përcaktimin e afateve kohore, duke mbajtur parasysh kompleksitetin e çështjeve, me qëllimin për të përmirësuar në vijimësi sistemin e menaxhimit të çështjeve;
  4. Të studiojë veprimet standarde që duhet të ndërmerren në rastet kur shqyrtimi i çështjeve i tejkalon afatet;
  5. Të studiojë dhe sugjerojë rregulla standarde për monitorimin e kohëzgjatjes së pezullimeve që vijnë si rezultat i mosveprimit nga palët ose gjykatat;

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve

 

LËVIZJE PARALELE:                                             21 tetor 2019

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         24 tetor 2019

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranimin) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

-          Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

  1. I.KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

 

-     Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-b (dokument nga institucioni),

 

-     Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

 

- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

 

- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin

 

  1. Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT

 

  1. Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në profilin Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike. (ose të barasvlershme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  2. Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  3. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  4. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve

 

  1. Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” (ose të barasvlershme) ne shkenca juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  3. Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  4. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë komunikimi dhe të punës në grup.
  5. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 21.10.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën), kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

- Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e punës që konkurron

 

- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

 

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor) (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

 

- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 

- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

 

- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësor në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

 

-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

 

- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi;

 

- Vërtetim nga gjykata që nuk është në proçes gjyqësor penal

 

- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

 

- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.10.2019 në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zog I” tel+355 42259854, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Tiranë.

 

I.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza:

 

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për lëvizjen do të kryhet brenda datës 22.10.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 

I.4.b. Intervistimi. Në datën 22 tetor 2019, njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

 

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë mbi:

 

  1. Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;

 

  1. Ligji Nr. 9880, datë 25.02.2008 "Për Nënshkrimin Elektronik"
  2. Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
  3. Ligji Nr. 9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligji Nr. 10 325, datë 23.09.2010 "Për Bazat e të Dhënave Shtetërore"

 

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve

 

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  6. Aktet nënligjore të shërbimit civil
  7. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  8. Kodin e Procedurave Administrative;

 

1.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

 

-       dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

 

-       njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së strukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

 

Mënyra e vlerësimit do të kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

 

  1. 1.5.Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare www.klgj.al

 

  1. 1.6.NjoftimiNë përfundim të vlerësimit, kandidatët që kanë konkurruar, për rezultatin e tyre do të njoftohen nëpërmjet telefonit dhe adresës së email-it.

 

  1. II.KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

 

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil)

 

Këtë informacion do ta merrni ne faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 04.11.2019.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

II.1. Kushtet minimale, që duhet të plotësojë kandidati për vendin e lirë, sipas procedurës së pranimit janë si më poshtë:

 

– Të jetë shtetas shqiptar;

 

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

 

– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

 

– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

 

– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar

 

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin, janë si më poshtë:

 

Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT

 

  1. Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” (ose të barasvlershme) ne profilin Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike. (Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha).
  2. Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  3. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  4. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve

 

  1. Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” (ose të barasvlershme) në shkenca juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  3. Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  4. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  5. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 24.10.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën), kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e punës që konkurron;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

 

3. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

 

4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

 

6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

 

7. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proçes gjyqësor penal;

 

8. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

 

9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

10. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

II.4. Konkurrimi është i hapur për aplikime nga jashtë shërbimit civil.

 

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e pranimit do të kryhet brenda datës 04.11.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

II.4.b. Kandidatët, që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 04.11.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

 

-          Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

 

-          Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista.

 

-          Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail-it), për shkaqet e moskualifikimit.

 

II.4.c. Fusha e njohurive,

 

Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me

 

Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. 3.Ligji Nr. 9880, datë 25.02.2008 "Për Nënshkrimin Elektronik"
  4. 4.Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
  5. 5.Ligji Nr. 9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”
  6. 6.Ligji Nr. 10 325, datë 23.09.2010 "Për Bazat e të Dhënave Shtetërore"

 

Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve

 

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  6. Aktet nënligjore të shërbimit civil
  7. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  8. Kodin e Procedurave Administrative;

 

-          Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

 

-                    Vlerësimi i testimit me shkrim deri në 60 pikë.

 

-                    Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,

 

-          Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

 

Mënyra e vlerësimit do të kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.03.2015 Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbim civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe për pranimin në shërbim civil, në kategorinë ekzekutive, nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

 

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

 

II.5.a. - Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatëve pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 04.11.2019.

 

II.5.b. – Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email-it të kandidatit.

 

II.5.c. – Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al, duke filluar nga data 04.11.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

 

-          Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

 

-          Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit.

 

-          Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

 

-          Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

 

-          Për datën e daljes së rezultateve.

 

-          Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

 

Tiranë, më 10.10.2019

 

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

 

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

I. Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT, kategoria III-b.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Klodian Kreçi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.10.2019 ora 11.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

II. Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve, kategoria III-b.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Klaudia Reçi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.10.2019 ora 12.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 23.10.2019

 

Njoftim mbi konkurrimin për lëvizjen paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, njofton se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve, kategoria III-b, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nuk ka kandidat fitues.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 29.10.2019

 

Njoftim mbi rezultatet e vlerësimit për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 22 të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Standardeve & Infrastrukturës së IT, kategoria III-b.

Kandidati fitues është:

  • Klodian Kreçi

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 31.10.2019

 

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor & Standardeve (Kategoria III-b)

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

1. Brunilda Aliaj,

2. Doris Qirjako,

3. Esla Sejdarasi,

4. Merijon Bala,

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.11.2019, ora 11.00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Për intervistën e strukturuar me gojë do të njoftoheni brenda ditës, me e-mail.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 4.11.2019

 

Shpallja e listës së fituesve

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”;i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,ju dërgojmë për publikim, listën e fituesve si më poshtë:

  1. Brunilda Aliaj       72.20 pikë

 

 

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 21.11.2019