Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

  1. 1(një) pozicion – Specialist në Sektorin e Protokoll-Arkivës, kategoria III-b.

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshmëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

LËVIZJE PARALELE:                                             25 qershor 2020

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         30 qershor 2020

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  1. Specialist në Sektorin e Protokoll-Arkivës:

 

  1. Protokollon në librat përkatës të protokollimit çdo shkresë/kërkesë/ankesë/ e çdo dokument tjetër që vjen në institucion, sipas rregullave të përcaktuara;
  2. Ruan, mirëmban, sistemon fondin arkivor dokumentar të institucionit, në përputhje me legjislacionin për arkivat;
  3. Pranon, evidenton dhe shpërndan dokumentacionin në institucion brenda afateve kohore;
  4. Krijon dosje të reja çdo vit me etiketimin përkatës. Titulli i dosjeve duhet të ketë përshkrimin e plotë sipas çështjeve dhe problemeve të drejtorive dhe sektorëve në përputhje me metodikën e arkivave;
  5. Përcjell postën ditore me korrier dhe në rrugë postare, në afate dhe në kohën e duhur;
  6. Realizon sigurimin fizik të dokumenteve, në përputhje me ligjin “Për arkivat”;
  7. Siguron ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve fizikisht dhe në kompjuter;
  8. Realizon, sipas rastit, nxjerrjen e dokumenteve nga institucioni për institucione shtetërore, subjekte private apo individë;
  9. Sistemon dosjet/kutitë që mbajnë dokumentet arkivore me qëllim ruajtjen e tyre;
  10. Kryen inventarizimin e dokumenteve të institucionit si dhe dorëzimin apo marrjen në dorëzim të dokumenteve me afat ruajtjeje përgjithmonë (RHK) sipas rregullave të përcaktuara në legjislacion, në arkivin shtetërore vendore apo në arkivin shtetërore qendrore brenda afateve të përcaktuara;
  11. Kryen klasifikimin e dokumenteve dhe përpunimin tekniko-shkencor të tyre;
  12. Kryen inventarizimin e dokumenteve që duhet të veçohen apo asgjësohen që kanë plotësuar afatin e ruajtjes së tyre.

 

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Specialist në Sektorin e Protokoll-Arkivës;

 

  1. Të zotëroj diplomë “ Bachelor” ose “Master Profesional” në Drejtësi/ Shkenca Sociale.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

b- Fotokopje të diplomës dhe lista e notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 25.06.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zogu I” tel.: +355 42259854, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 26 qershor 2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  1. Specialist në Sektorin e Protokoll- Arkivës;

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr.152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  4. Ligjin nr.9154, datë 06.11.2013 “ Për arkivat”
  5. Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “ Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  6. Ligjin nr. 119/2014 “ Për të drejtën e informimit”;
  7. Ligjin nr.9131 , datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”;

 

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 30.06.2020.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

 

 

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Specialist në Sektorin e Protokoll-Arkivës;

 

  1. Të zotëroj diplomë “ Bachelor” ose “Master Profesional” në Drejtësi/ Shkenca Sociale.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës dhe lista e notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g– Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

h – Vërtetim nga gjykata

i –  Vërtetim nga prokuroria

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda 30.06.2020, ose në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zogu I” tel.: +355 42259845, www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 09.07.2020, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

 

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

 

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  1. Specialist në Sektorin e Protokoll- Arkivës;

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr.152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  4. Ligjin nr.9154, datë 06.11.2013 “ Për arkivat”
  5. Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “ Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  6. Ligjin nr. 119/2014 “ Për të drejtën e informimit”;
  7. Ligjin nr.9131 , datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”;

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b– Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 09.07.2020.

 

Tiranë, më 16.06.2020

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Protokoll- Arkivës, kategoria III-b.

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • Aurora Ajazi
  • Ermal Livadhi

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 02.07.2020 ora 10.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Tiranë, më 26.06.2020

 

 

Njoftim mbi konkurrimin për lëvizjen paralele në kategorinë ekzekutive

           

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, njofton se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Protokoll-Arkivës, kategoria III-b, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Procedura e lëvizjes paralele u mbyll pa fitues. Procedura e rekrutimit është e hapur për fazën e dytë të konkurrimit, pranimi në shërbimin civil.

 

Tiranë me datë 06.07.2020

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Protokoll- Arkivës (Kategoria III-b)

 

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

 

  1. Enkeleda Lamaj,
  2. Etleva Nozlli,

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.07.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 20.07.2020, ora 14:00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë me datë 09.07.2020

 

 

Shpallja e listës së fituesve

 

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Protokoll- Arkivës, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor shpallim listën e fituesve si më poshtë:

 

  1. Enkeleda Lamaj          71.80 pikë

 

 

Tiranë me date 22.07.2020

Back to top