Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

  • 1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria III-b)

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshmëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

LËVIZJE PARALELE:                                             02.12.2020

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         07.12.2020

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  1. Krijimi, implementimi, mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit LAN, menaxhimi dhe mirëmbajtja e informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim institucioni, si dhe instalimi i programeve të reja ndihmëse dhe plotësimi i kërkesave në zhvillim.
  2. Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik të institucionit, pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe internetit, sistemin e serverave, sistemin e back-up-it, racks, ups, routers, switches, firewalls etj;
  3. Mirëmbajtja e sistemit të komunikimit në rrjet të institucionit për shfrytëzimin racional të pajisjeve elektronike, eliminimin e defekteve në pajisjet elektronike që ka në përdorim personeli i institucionit;
  4. Kryen studime, projektime, standardizime të teknologjive të reja të rrjetit me sistemet informatike dhe pajisjet informatike;
  5. Bashkëpunon me strukturat e tjera për përzgjedhjen e programeve më të përshtatshme, instalimin e programeve të reja dhe unifikimin e përdorimit të tyre brenda institucionit;
  6. Përditësimin e informacionit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e tjera dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të drejtorisë;
  7. Analizimin e problemeve që kanë të bëjnë me përpunimin e informacionit që do të informatizohet dhe ndërtimin e bazës së të dhënave për ligjet dhe akte të tjera.
  1. Zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji 115/2016 dhe 98/2016, për:
  1. masat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj;
  2. sigurimin e aksesit të plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologjisë së informacionit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zyrat e prokurorisë;
  3. garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal;
  4. organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.

 

LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në: Inxhinieri Matematike dhe Informatike Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

a – Kërkesë motivimi

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

c- Fotokopje të diplomës dhe lista e notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e – Fotokopje të kartës së identitetit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g– Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

h – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

j –  Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 02.12.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, “Poli i Drejtësisë”, Rr. “ Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.12.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 16.12.2020.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në shkenca: Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a – Kërkesë motivimi

b-  Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

c- Fotokopje të diplomës dhe lista e notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e- Fotokopje të kartës së identitetit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

i-Vërtetim nga gjykata

j- Vërtetim nga prokuroria

h-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda 07.12.2020, ose në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, “ Poli i Drejtësisë”, Rr. “ Ana Komnena”,www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 16.12.2020, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 16.12.2020.

 

 

Tiranë, më 23.11.2020

 

Njoftim mbi konkurrimin për lëvizjen paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, njofton se për pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria III-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Kandidati i kualifikuar për te vazhduar ne fazën e dytë të konkurimit eshte:

  • Jetnor Tafilaj

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.12.2020, ora 11: 00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 03.12.2020

 

Njoftim mbi rezultatet e vlerësimit për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

 

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit,

Kandidati fitues sipas procedurës  së lëvizjes paralele është:

  • Z. Jetnor Tafilaj 72.33 pikë

 

Tiranë, më 16.12.2020

Back to top