Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

  • 1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria III-b)

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshmëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

LËVIZJE PARALELE:                                             19.10.2020

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         23.10.2020

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  • Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve:

 

  1. Ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS.
  2. Përmirësimin periodik të sistemit ICMIS, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale (si ndryshimet në ligjislacionin penal).
  1. Mban kontakte me subjektet mirëmbajtëse të sistemeve të teknologjisë së informacionit që përdoren në gjykata me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të ndryshme që lindin në përmbushjen e detyrave, me miratim të Drejtorit të Drejtorisë.
  1. Përditëson dhe vë në dijeni gjykatat për të gjitha rregulloret, procedurat, manualet e brendshme apo të jashtme për sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale të aprovuara nga Drejtoria e IT dhe Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
  2. Merr pjesë në Menaxhimin, Koordinimin, Monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata, në bashkëpunim me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për sistemin e drejtësisë (sipas përcaktimeve të nenit 92 të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”).
  3. Merr pjesë në konferenca, grupe pune të ndryshme, seminare lidhur me çështjet e Teknologjisë së Informacionit.
  4. Koordinon punën me strukturat shtetërore dhe organizmat e huaj për investimet ose projektet në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit.
  5. I raporton shefit të sektorit, periodikisht për gjendjen dhe problemet e hasura në tërësinë e ecurisë së punës si dhe përgatit materialet përkatëse që i kërkohen.

 

LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve:

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në: Inxhinieri Matematike dhe Informatike Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

a – Kërkesë motivimi

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

c- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e – Fotokopje të kartës së identitetit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g– Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

h – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

j –  Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 19.10.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, “Poli i Drejtësisë”, Rr. “ Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 20.10.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve:

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 02.11.2020.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në shkenca: Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit.

 

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a –  Kërkesë motivimi

b-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

c-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

d-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e- Fotokopje të kartës së identitetit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

h-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

i-Vërtetim nga gjykata

j- Vërtetim nga prokuroria

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda 23.10.2020, ose në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, “ Poli i Drejtësisë”, Rr. “ Ana Komnena”,www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 02.11.2020, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  • Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve:

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 02.11.2020.

 

 

 Tiranë, më 09.10.2020

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1 (një) – Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria III-b, Niveli Ekzekutiv)

 

Procedura e lëvizjes paralele përfundon pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 Tiranë, më 20.10.2020

Back to top