Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

  1. 2 (dy) pozicione – Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet , kategoria III-b.

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshmëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

LËVIZJE PARALELE:                                             17 korrik 2020

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         22 korrik 2020

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionet si më sipër është:

 

      Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë & Botimet:

 

  1. Specialisti që ndjek botimet sigurohet që përpara publikimit të materialeve të mbledhjes plenare të KLGJ, të kujdeset për redaktimin e materialit, duke fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
  2. Procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit pasi miratohet nga mbledhja plenare pasardhëse e Këshillit. Edhe në këtë rast, specialisti kujdeset për të fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
  3. Ndjek që Aktet administrative individuale të Këshillit, në lidhje me statusin e gjyqtarëve ose nëpunësve civilë gjyqësorë, të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Këshillit, të shoqëruara me arsyetimin përkatës, pasi të redaktohen për sigurimin e anonimatit të subjekteve, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Ndjek që njoftimi i akteve administrative kolektive, në lidhje me statusin e të gjithë gjyqtarëve ose zyrtarëve të administratës gjyqësore, të bëhet nëpërmjet botimit në faqen zyrtare të Këshillit. Këto akte hyjnë në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit.
  5. Ndjek që Aktet normative nënligjore të botohen në faqen zyrtare të internetit të Këshillit dhe në Fletoren Zyrtare. Ato hyjnë në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare. Nëse akti normativ nënligjor ndryshon një akt tjetër, akti i ndryshuar botohet në formë të konsoliduar në faqen zyrtare të Këshillit.
  1. Ndjek publikimin e raporteve të KLGJ para Kuvendit për gjendjen në sistemin gjyqësor.
  1. Specialisti që mbulon marrëdhëniet me publikun ndjek detyrimet që ka KLGJ për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun. Në këtë kuadër, Këshilli kryen detyrat e mëposhtme:
    1. krijon, zhvillon, dhe mirëmban një portal elektronik në internet, me qëllim ofrimin e informacionit të duhur për qasjen në drejtësi, përfshirë informacion të detajuar për strukturën e gjyqësorit dhe të gjykatave të veçanta, natyrën dhe qëllimin e procedurave gjyqësore, ndihmën juridike, kohëzgjatjen mesatare të çështjeve, tarifat gjyqësore, mjetet alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe çështje të tjera me interes publik;
    2. bën të mundur që secila gjykatë të ketë hapësirën e saj të veçantë në portalin në internet dhe t’i lejohet të publikojë në të të dhëna për gjykatën dhe çështjet gjyqësore;
    3. merr masa që publiku dhe palët e interesuara të informohen mbi veprimtarinë e gjykatave, si dhe për çështje të veçanta gjyqësore;

ç) miraton dhe përditëson, pas konsultimit me këshillat e gjykatave, udhëzuesit standard të shtypit.

  1. Specialisti bashkëpunon me anëtarin e KLGJ të caktuar nga Këshilli për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton të paktën një gjyqtar për mediat për çdo juridiksion apeli. Në ato raste kur komunikimi me publikun nuk mund të kryhet prej tij, shërbimi kryhet nga shërbimi i shtypit i Këshillit.
  3. Shkolla e Magjistraturës ofron trajnim për anëtarët e Këshillit, gjyqtarët për mediat, administratën e Këshillit dhe nëpunësit civilë gjyqësorë të përfshirë në veprimtaritë e marrëdhënieve me publikun.
  4. Shërbimet e marrëdhënieve me publikun kryhen bazuar në parimet e së drejtës për qasje në informacion, duke pasur parasysh mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionin dhe prezumimin e pafajësisë

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

         Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë & Botimet:

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në fushën e Shkenca Komunikimi/ Shkenca Politike/ Drejtësi.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

a –: Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 17.07.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zogu I” tel.: +355 42259854, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 21.07.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

   Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet:

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  1. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji për të drejtën e informimit
  3. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
  4. Ligji nr.44/2015 “ Kodi i Procedurës Administrative”
  5. Ligji për rregullat e etikës në administratën publike

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 22.07.2020.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

     Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë & Botimet:

 

  1. Të zotërojnë diplomë “Master Shkencor” në fushën e Shkenca Komunikimi / Shkenca Politike / Drejtësi.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

 

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

h – Vërtetim nga gjykata

i – Vërtetim nga prokuroria

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email nw adresswn: burimenjerezore@klgj.al brenda 22.07.2020, ose në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zog I” tel.: +355 42259845, www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 31.07.2020, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë & Botimet:

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipëris♪7”
  3. Ligji për të drejtën e informimit
  4. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
  5. Ligji nr.44/2015 “ Kodi i Procedurës Administrative”
  6. Ligji për rregullat e etikës në administratën publike

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b– Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 31.07.2020.

Tiranë, më 08.07.2020

 

Njoftim mbi vlerësimin paraprak për lëvizjen paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, njofton se për pozicionin:

  1. 2 (dy) pozicione – Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet , kategoria III-b.

Procedura e lëvizjes paralele u mbyll për mungesë aplikimi. Procedura e rekrutimit është e hapur për fazën e dytë të konkurrimit, pranimi në shërbimin civil.

Tiranë, më 21.07.2020

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet (Kategoria III-b)

 

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

 

  1. Angjelin Deda
  2. Terpsina Lazaj
  3. Valbona Stambollaj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.08.2020, ora 09:00, dhe intervista e strukturuar me gojë në datën 11.08.2020, ora 12:00,  në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Godina “Poli i Drejtësisë”, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Tiranë, më 30.07.2020

 

Njoftim mbi shpalljen e listës së fituesve

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,  lista e fituesve si më poshtë:

  1. Terpsina Lazaj                 74.40 pikë
  2. Valbona Stambollaj        71.60 pikë

 

Tiranë, më 14.08.2020

Back to top