Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues  (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

 

  • 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT është si më poshtë:

  1. Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  2. Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton.
  3. Udhëheq specialistët duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
  4. Siguron bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Sektorit ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit.
  5. Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë.
  6. Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë.
  7. Krijimi, implementimi, mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit LAN, menaxhimi dhe mirëmbajtja e informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim institucioni, si dhe instalimi i programeve të reja ndihmëse dhe plotësimi i kërkesave në zhvillim.
  8. Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejt sipas hierarkisë.

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve :

 

LEVIZJEN PARALELE:                  11.09.2020

 

NGRITJEN NË DETYRË:                16.09.2020

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në profilin Ekonomi Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike( ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 11.09.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Poli i Drejtësisë, Rr.“Ana Komnena” tel.: +355 42259854, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14. 09. 2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

 Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

  1. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  3. Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  4. Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  5. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  6. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  7. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

-Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

-Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

 (Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë)

 Këtë informacion do ta merrni ne faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 25.09.2020.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë për vendin e lirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, të një kategorie paraardhëse (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në profilin Ekonomi Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike( ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 16.09.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Poli i Drejtësisë, Rr.“Ana Komnena” tel.: +355 42259854, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 25.09.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT:

 Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

  1. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  3. Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  4. Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  5. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  6. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  7. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a   –  Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c  –   Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve,  të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

Tiranë, më 02.09.2020

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a)

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Tiranë, më 14.09.2020

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë nivel i ulët drejtues.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 22, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues)

Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

 

  1. Klodian Kreçi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06.10.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.10.2020, ora 14:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

 

Tiranë, më 25.09.2020

 

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut III pika 36, 39 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; dhe në përfundim të konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) ju njoftojmë se për:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Kandidati fitues për pozicionin Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT është:

 

  1. Klodian Kreçi 72.60 pikë

 

 

Tiranë, më 12.10.2020

Back to top